Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka sekuestruar një vilë të dhëndrit të ish-kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi te Gjiri i Lalëzit.
Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha u arrestua të shtunën me urdhër të SPAK, pas kallëzimit të bërë në vitin 2020 nga ministri i Brendshëm Taulant Balla lidhur me privatizimin e ish klubit sportiv “Partizani”.
Ai akuzohet për veprën penale Korrupsion pasiv në bashkëpunim (neni 260) dhe Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, (neni 287) i K.Penal;