Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“SPAK të hetojë”, Basha: Paratë e kujt po pastrohen me ndërtimet në Tiranë?

2023/08/12 at 7:37 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“SPAK të hetojë”, Basha: Paratë e kujt po pastrohen me ndërtimet në Tiranë?

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka denoncuar pastrimin e parave në vend që sipas tij realizohen në sektorin  e ndërtimit.

Teksa ka cituar raportet ndërkombëtare, Basha thotë se në këtë sektor janë pastruar mbi 2 miliardë euro.

Gjithashtu kreu i PD shton se Bashkia e Tiranës e ka detyrim të bëjë transparencë të plotë lidhur mbi lejet e ndërtimit në kryeqytet.

“Mbi 2 miliardë euro janë pastruar në sektorin e ndërtimit në Shqipëri sipas raporteve ndërkombëtare.

Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin e tij konstaton se Shqipëria është “destinacion kryesor i pastrimit të parave”.

Në 2020, Iniciativa Globale kundër Krimit të Organizuar Transnacional (GITOC) konstatoi se ndërtimet në Shqipëri ishin një mënyrë e preferuar për pastrimin e parave.

Në 2021, arrestimi i dhjetëra anëtarëve të Ndranghetës në Itali zbuloi lidhjet e tyre me sektorin e ndërtimit në Shqipëri. Përgjimet si pjesë e hetimit zbuluan se njëri prej të dyshuarve ka deklaruar: “Në rrokaqiejtë e rinj, çmimet shkojnë rreth 3800-4000€ për metër katror. A e dini sa është kostoja e vërtetë? 510€.”

Ndonëse SPAK nisi një hetim paraprak në shkurt të vitit 2021, nuk ka akoma asnjë të dhënë se çfarë po ndodh me këtë hetim.

Miliona metra katrorë leje ndërtimi raportohen se janë dhënë në Tiranë vitet e fundit. Shumica e kompanive nën emrin e të cilave merren lejet e ndërtimit nuk kanë kapacitetet financiare për t’i përfunduar ato. Bilanci i kompanive tregonte se ato kanë të ardhura minimale dhe nuk kanë asete apo kredi që mund të përdoren për financimin e projekteve.

Nga vijnë këto para?

Kush fshihet pas tyre?

Kush dhe si i siguron lejet e ndërtimit në emër të këtyre kompanive modeste?

Paratë e kujt po pastrohen me ndërtimet në Tiranë?

Partia Demokratike përmes këshilltarëve të saj në Tiranë ka kërkuar të dhëna të plota mbi lejet e ndërtimit në kryeqytet. Bashkia e Tiranës e ka detyrim të bëjë transparencë për lejet e dhëna, ndërsa SPAK duhet të ndërmarrë një hetim të thellë e të papenguar në mënyrë që Tirana të mos jetë oaz i krimit dhe politikanëve të korruptuar që pastrojnë paratë në sektorin e ndërtimit”, shprehet Basha./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes
Sport

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes

10 Qershor, 2025 11:20 pm
Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë
Sport

Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë

10 Qershor, 2025 11:14 pm
Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi
Rajoni

Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi

10 Qershor, 2025 10:52 pm
Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri
Kryesore

Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri

10 Qershor, 2025 10:46 pm
Lumi Vjosa në UNESCO, Kumbaro: Vendimi zyrtar pritet në shtator
Aktualitet

Lumi Vjosa në UNESCO, Kumbaro: Vendimi zyrtar pritet në shtator

10 Qershor, 2025 10:34 pm
Izraeli kryen sulme vdekjeprurëse në Liban
Bota

Izraeli kryen sulme vdekjeprurëse në Liban

10 Qershor, 2025 10:10 pm
Negociatat me BE, Komisionerja Kos nesër video-konferencë me Ramën
Kryesore

Negociatat me BE, Komisionerja Kos nesër video-konferencë me Ramën

10 Qershor, 2025 9:55 pm
Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes, Letonia barazon shifrat në minutat e fundit
Kryesore

Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes, Letonia barazon shifrat në minutat e fundit

10 Qershor, 2025 9:43 pm
Shqipëria kalon në avantazh, kuqezinjtë shënojnë ndaj Letonisë
Kryesore

Shqipëria kalon në avantazh, kuqezinjtë shënojnë ndaj Letonisë

10 Qershor, 2025 9:20 pm
Letonezët fitojnë penallti, por Strakosha mbron portën kuqezi
Sport

Letonezët fitojnë penallti, por Strakosha mbron portën kuqezi

10 Qershor, 2025 9:14 pm
Para
Qëllohet me plumb në kokë shqiptari në Greqi

Qëllohet me plumb në kokë shqiptari në Greqi

Makina përplas për vdekje gruan në Fushë Krujë, drejtohej nga një 16-vjeçar

E denoncoi qytetari për parakalim të gabuar, policia gjobit efektivin që ngiste makinën

Greqi/Kishte 15 vite pa ardhur në Shqipëri,kush është shqiptari që u vra me plumb në kokë

Greqi/Kishte 15 vite pa ardhur në Shqipëri,kush është shqiptari që u vra me plumb në kokë

TE FUNDIT

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes
10 Qershor, 2025

Thomas Strakosha u bë protagonist në sfidën ndaj Letonisë që u mbyll në barazim 1-1 pasi priti një penallti. Në...

Lexo më shumë

Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë

Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë
10 Qershor, 2025

Mario Mitaj foli për Tv Klan, pas barazimit të Kombëtares ndaj Letonisë në transfertë. Ndër të tjera, mbrojtësi deklaroi se...

Lexo më shumë

Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi

Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi
10 Qershor, 2025

Emisari evropian për dialogun, Peter Sorensen, tha se po bën përgatitje për organizimin e një takimi të nivelit të lartë...

Lexo më shumë

Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri

Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri
10 Qershor, 2025

Ka përfunduar pa fitues sfida në Riga mes Shqipërisë dhe Letonisë. Kuqezinjtë u ndanë në barazim 1-1 kundër letonezëve. Kombëtarja ...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com