Prokuroria e Posaçme kundër krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pritet të shpallë sot pretencën për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.
Ndërkaq, jashtë ambienteve të SPAK një person është shoqëruar nga policia pasi tentoi t’i vërë zjarrin një flamuri me simbole greke.
Ndërkohë brenda ambienteve të gjykatës kanë hyrë familjarët e Belerit.
Prokurorët e SPAK pritet të japin konkluzionet për hetimin dhe të kërkojnë masën e dënimit për dy të pandehurit, Fredi Beleri dhe miku i tij Pandeli Kokaveshi, të cilët akuzohen për blerje votash.