SPAK i ka sekuestruar 5512 m2 truall Artan Gaçit bashkëshortit të ish-ministres Olta Xhaçka.
Sipas News 24, ky sekuestrim vjen në kuadër të hetimit të nisur mbi bazën e kallëzimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Bashkisë së Himarës Fredi Beleri.
Beleri pretendon se prona është marrë përmes AMTP-ve të falsifikuara. Me qëllim që dokumentet të mos tjetërsohen, SPAK ka bërë sekuestrimin e tyre.
Kjo sipërfaqe rezulton të jetë një pjesë e tokës me të cilën Gaçi ka fituar statusin e investitorit strategjik pak kohë më parë.
Kujtojmë se për këtë çështje pak javë më parë SPAK thirri dhe mori në pyetje kryetarin në detyrë të Himarës, Jorgo Gore dhe bashkëshortin e Xhaçkës.