Kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët për të dhënat e SPAK, që deklaroi se 40 milionë euro ka qenë humbja për inceneratorët.
Kreu i qeverisë u përgjigj shkurt duke thënë se ai nuk është llogaritar por kryeministër i Shqipërisë.
“E para e punës, nuk jam llogaritar, por kryeministri i Shqipërisë. SPAK është organi i akuzës, gjykata është organi që vendos. Mes këtyre dy gjërave ka një proces ku përfshihen komponentët që e bëjnë procesin. Edhe pa SPAK-un fare, këto lojërat e llogarive i shoh me skepticizëm. Ky është një proces që do të bëjë rrugën e vetë. Në fund ka një gjykatë që do të bëjë punë e vetë”, tha ai.