SPAK përfundon hetimet për koncesionin e sterilizimit të mjeteve kirurgjikale. Akuzat do u komunikohen pandehurve, përfshirë ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe 8 personave të tjerë.
Të pandehur për koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 mln euro janë Ilir Rrapaj, Klodian Rjepaj, Genc Burazeri, Marsela Serjanaj, Arben Gjata, Naile Ajazi dhe Petro Mersini, si dhe Saimir Kadiu. Ish-ministri Ilir Beqaj ndodhet në akuzë për shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim.
Për sterilizimin janë nën masën e arrestit me burg Rjepaj e Rrapaj, dy persona të tjerë janë nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie” dhe 4 të tjerë nën masën “Detyrim paraqitje”.