Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur komunikimin e akuzave ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetajt, Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit.
Ish numri dy i qeverisë, është marrë i pandehur nga SPAK për akuzat e korrupsionit, pastrimit te parave dhe fshehjes së pasurisë, në lidhje me aferën e inceneratorëve.
Sipas gazetares Klodiana Lala, SPAK ka përfunduan hetimet dhe po iu komunikon akuzat të pandehurve, Arben Ahmetaj dhe Mirel Mërtiri e Klodian Zoto.
Sipas SPAK, ish zv.kryeministri, tashmë në arrati, ka përfituar ryshfet nga bosët e inceneratorëve, si pasuri të paluajtshme dhe në formën e dhuratave apo pagesës së udhëtimeve.