Ish-kryeministri, Sali Berisha, në një dalje për mediat këtë të hënë, foli në lidhje me mënyrën e funksionimit të partisë nëse atij do t’i komunikohet një masë më e rëndë sigurie se ajo e “Detyrim paraqitje”.
Berisha theksoi se Partia Demokratike do të ketë një drejtim të strukturuar edhe në mungesë të tij, por shtoi se çdo përpjekje e kundërshtarit të tij politik për ta privuar nga drejtimi i partisë do të dështojë dhe se kudo që të jetë Berisha do t’i përmbushë detyrimet e tij.
“Unë do t’i përmbush të gjitha funksionet e mia. Edi Rama po e bën këtë se ka tmerr nga Sali Berisha. Unë ju garantoj që do të bëj që kjo përpjekje e tij të dështojë…Kryesia e ngushtë e PD është organi që do të merren me drejtimin e punëve të saj.”
“Kudo që të jetë, kryetari do t’i përmbushë detyrimet e tij”, theksoi Sali Berisha.
Kujtojmë se Gjykata e Posaçme do ytë vendosë nesër në lidhje me kërkesën e SPAK për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj Berishës.