Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë në lidhje me votimin që u bë sot në Kuvendin e Shqipërisë, i cili i hapi rrugën SPAK për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj.
Në një video-mesazh drejtuar qytetarëve, Rama tha se nuk mbështet askënd që është përfshirë në korrupsion.
“Unë nuk pajtohem dot me askënd që abuzon këtë besim duke kthyer mandatin e shqiptarëve dhe besimin tim në në mundësi të palejueshme për të fryrë xhepin. Jam gati të mbaj baltën që kundërshtarët më hedhin, por nuk kam qenë dhe nuk jam kurrë të mbaj në shpinë askënd që e kujton shtëpinë e madhe kurrizin e një kali që mund ta kalërojë” tha Rama.
Vetë kryeministri dha votën pro për kërkesën e SPAK për arrestimin dhe kontrollin e banesës së Arben Ahmetajt. Me 117 vota pro, asnjë kundër dhe 3 abstenim u votua pro kërkesës së SPAK.