Gjykata e Posaçme do të japë sot masën për ish-kryeministrin Sali Berisha, ndërsa ndaj tij SPAK ka kërkuar “arrest në shtëpi” dhe ndalim komunikimi.
Seanca pritet të nisë në orën 12:00, me gjyqtaren e posaçme Irena Gjoka e cila pritet të shpallë vendimin e saj nëse do të ashpërsojë masën e sigurisë për ta dërguar ish-kryeministrin Sali Berisha në arrest shtëpie.
SPAK e ka kërkuar këtë pasi thotë se Berisha nuk ka zbatuar masën e detyrimit për t’u paraqitur caktuar në Tetor ndaj tij.
Nga ana tjetër, avokatët kanë pretenduar se masa e parë ndaj Berishës është antikushtetuese sa kohë doli pa lejen e Kuvendit.
Gjithashtu, ata konsiderojnë se kërkesa e SPAK për mbikëqyrje policore dhe mungesë të komunikimeve është jo ligjore.
Ish-kryeministri Berisha akuzohet si i dyshuar për korrupsion në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
Nën hetim për këtë dosje është dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i cili ndodhet në masë sigurie arrest shtëpie.