GJKKO ka shpallur të pafajshëm për akuzën e shpërdorimit të detyrës, kryetarin e bashkisë së Devollit Eduard Duro.
SPAK kërkoi 1 vit burg për Eduard Duro, duke e akuzuar për veprën e ‘Shpërdorimit të Detyrës’, pasi ka dyshime se licencoi një karburant që ishte pa leje.
Ai u kallëzua në Prokurorinë e Posaçme nga një subjekt tjetër privat.
Veç Duros, janë nën hetim ishin edhe punonjës të bashkisë së Devollit, mes tyre specialistë të taksave dhe sekretari i përgjithshëm i bashkisë, të cilët po ashtu u shpallën të pafajshëm.