Avokati Sajmir Vishaj ka reaguar pasi SPAK dha pretencën dhe kerkoi dënimin me 10 vite burg për ish-ministrin e mjedisit, Lefter Koka për Inceneratorin e Elbasanit.
Në një deklaratë për mediat jashtë dyerve të gjykatës, ai e cilësoi kërkesën e SPAK një skandal ndërsa është shprehur se çështja ka nisur politikisht prej fillimit.
Vishaj tha se në këtë çështje janë 4-fishuar masat e dënimit.
“Institucionet që kanë qenë pjesë e komisionit dhe kanë përpiluar draftin, për mua është skandaloze, standard i dyfishtë. Për shpërdorim detyre në raste të tjera nuk e kanë kërkuar një vit. Kjo bëhet për çështje politike dhe aspak ligjore ndaj ka katërfishuar masat e dënimit. Shpresoj që gjykata e shkallës së parë të mos bjerë në këtë nivel, nuk mund të presësh me thikë masat si për atë që është fajtor dhe atë që ka rol dytësor”, u shpreh ai.