Gjykata e Posaçme pritet të vendosë për kërkesën e SPAK për shqyrtimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpie” për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Ndërkaq, mësohet se në ambientet e gjykatës kanë mbërritur avokatët e Berishës.
Ditën e djeshme, GJKKO shtyu seancën ndaj Berishës.
Shtyrja e seancës ka ardhur për shkak të kërkesës së përsëritur të 2 avokatëve, Genci Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi, për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, për njëanshmëri.
Ata kanë dorëzuar prova që sipas tyre faktojnë shkarkimin e gjyqtares në shkurt të 1996 nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, kur kryetar ishte Sali Berisha.