Prokuroria e Posaçme ka dhënë sot pretencën për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin. Mësohet se Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 2 vite e 6 muaj burg për Belerin, i cili akuzohet për blerje votash.
Gjatë konkluzioneve, SPAK kërkoi nga gjykata të mbahet parasysh fakti që Beleri ka qenë i dënuar më herët, si dhe faktin që ai nuk e ka pranuar akuzën dhe nuk ka shprehur pendesë”.
Ndërkohë për Pandeli Kokaveshin u kërkua dënimi me 2 vite burgim, i cili u konvertua me 4 vite shërbim prove.
Kjo masë për Kokaveshin u dha pasi ai ka probleme shëndetësore, si dhe fëmija i tij i mitur ka probleme shëndetësore.