Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 2.4 vite burgim me gjykim të shkurtuar për Lefter Allën, ish-kryebashkiakun e Bulqizës.
Mësohet se në seancën e sotme për dhënien e pretencës, SPAK kërkoi 3.6 vite burgim për Lefter Allën që ulet në 2.4 vite për shkak të gjykim të shkurtuar, si dhe një dënim plotësues që 5 vite ish-kryebashkiaku i Bulqizës mos ushtrojë asnjë funksion publik.
Ndërkohë ndaj ish-nënkryetares së Bashkisë, Enkeleda Lleshi kërkohet 3 vite burg me gjykim te shkurtuar 2 vite dhe dënim plotësues që për 5 vite të mos ushtroje asnjë funksion publik.
Rubin Kola 2 vite burg me gjykim te shkurtuar 1 vit e 4 muaj dhe 5 vite mos te ushtroje asnjë funksion publik.