Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur lidhur me reagimin e SPAK për të ankimuar vendimin e lirimit të tij.
Nga selia e PD-së, Berisha u shpreh “të bëjnë çfarë të duan, Sali Berishën nuk e ndalon asgjë në këtë betejë”.
Ai tha se drejtësia kontrollohet nga kreyministri Edi Rama.
“E kam thënë se drejtësia kontrollohet nga Edi Rama, u pa me Gjykatën Kushtetuese. Që në momentin kur GJK thotë se dënimi nuk është proporcional, dënimi është antikushtetues. Nuk mund të them se… E kam thënë se vlerësoj çdo akt gjykatësish që përputhet me ligjin. Të bëjnë çfarë të duan, Sali Berishën nuk ka asgjë që e ndalon në këtë betejë”, u shpreh ai.