Në Gjykatën e Posaçme, ka nisur procesi për shpalljen e pretencës së SPAK për ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.
Dako, i cili ndodhet në arrest shtëpie, nuk ka marrë pjesë në seancë por ka dërguar avokatin e tij mbrojtës.
Kujtojmë që Gjykata e Posaçme mori vendimin për lirimin nga qelia të Vangjush Dakos më 27 shkurt për shkak të kalimit të afateve të paraburgimit.
Ky vendim u ankimua nga Prokuroria e Posaçme, e cila kundërshtoi vendimin dhe kërkoi rikthimin e ish-kryebashkiakut socialist në burg, por togat e zeza të Apelit vendosën ta linin në fuqi.
Por Apeli i GJKKO-së la në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-kryebashkiakun e Durrësit.