Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SPAK dërgon për gjykim 3 të pandehur, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal

2024/12/30 at 11:08 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
SPAK dërgon për gjykim 3 të pandehur, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal

SPAK ka dërguar për gjykim 3 të pandehur, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, të akuzuar për trafik droge në Francë, organizatë dhe grup të strukturuar kriminal.


Përmes gjykim është dërguar kreu i grupit kriminal të trafikut të drogës në Francë, Zabit alias Artur Fisniku, si edhe për dy pjesëtarët e tjerë të bandës, Redian alias Refik Doda dhe Fabi Isaku.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore (SPH) me autoritetet franceze të drejtësisë përfundoi hetimet dhe ka dërguar në gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë procedimin penal me Nr. 38 të vitit 2023, në ngarkim të 3 të pandehurve:

  1. Redian (alias Refik) Doda – i akuzuar për konsumimin e elementëve të veprave penale të mëposhtme:

i. “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal më shumë se një herë në 5 episode (të datave 22.01.2023, 17.02.2023, 08.03.2023, 13.03.2023 si dhe 18.06.2024), parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”,

ii. “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 287/1 gërmat “a”, “b”, dhe 28/4 në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”

iii. “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e drejtimit parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal.

  1. Zabit (alias Artur) Fisniku – i akuzuar për konsumimin e elementëve të veprave penale të mëposhtme:

i. Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal më shumë se një herë në 3 episode (më konkretisht të datave 22.01.2023, 17.02.2023 dhe 13.03.2023), parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”,

ii. “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e drejtimit parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal.

  1. Fabi Isaku – i akuzuar për konsumimin e elementëve të veprave penale të mëposhtme:

i. Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, dhe më shumë se një herë në 3 (tre) episode (më konkretisht të datave 22.01.2023, 17.02.2023 si dhe 13.03.2023), parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”,

ii. “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera për këtë procedim penal, së bashku me autoritetet franceze të drejtësisë janë administruar prova mbi bazën e të cilave ka rezultuar se gjatë periudhës gusht-dhjetor të vitit 2022, autoritetet franceze të drejtësisë kanë filluar një hetim në qarkun e Albertville (73), lidhur me veprimet e një grupi të organizuar kriminal, i cili është marrë me trafikun e drogës.

Kjo strukturë ishte e vendosur në qarkun e Lionit dhe furnizonte grupet e shitjes që ndodheshin në qarkun e Savojës (73) dhe Savojës së sipërme (74). Juridiksioni ndërkrahinor i posaçëm i Lionit ka marrë përsipër dosjen dhe ka hapur një hetim gjyqësor, drejtimi i të cilit i është besuar Seksionit të Kërkimeve të Lionit.

Hetimet bënë të mundur të vërtetohen dërgesat me lëndë narkotike pothuajse ditore tek grupet e shitjes në qarqet e Rhone (69), Ain (01), Savojë (73) dhe Savojës së sipërme (74) nga një nënshtetas shqiptar që jetonte në periferi të Lionit (69).

Nga hetimet e përbashkëta është bërë e mundur identifikimi dhe procedimi në Francë dhe në Shqipëri i 19 personave (shtetas shqiptarë dhe të huaj), të cilët ishin të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm kriminal në fushën e narkotikëve.

Bazuar në hetimet e kryera janë identifikuar si drejtues të pandehurit Redian (alias Refik) Doda, Zabit (alias Artur) Fisniku, ndërsa i pandehuri Fabi Isaku, dhe bashkëpunëtorët e tjerë të proceduar dhe gjykuar në Francë kanë patur rolin e ndihmësve.



Ju sugjerojmë

Kirurgu me famë botërore vjen në Shqipëri
-U tha në Opinion

Kirurgu me famë botërore vjen në Shqipëri

29 Maj, 2025 11:33 pm
“Kurrë s’jam dashuruar”, Parashqevi Simaku: Por më kanë dashur shumë
-U tha në Opinion

“Kurrë s’jam dashuruar”, Parashqevi Simaku: Por më kanë dashur shumë

29 Maj, 2025 11:01 pm
Opinion – Rrëfimi i parë i Parashqevi Simakut! – 29 Maj 2025
Emisionet

Opinion – Rrëfimi i parë i Parashqevi Simakut! – 29 Maj 2025

29 Maj, 2025 10:35 pm
Martesa dhe Hollywood-i? Rrëfehet Parashqevi Simaku
-U tha në Opinion

Martesa dhe Hollywood-i? Rrëfehet Parashqevi Simaku

29 Maj, 2025 10:30 pm
Ja pse Parashqevi Simaku u largua nga Shqipëria
-U tha në Opinion

Ja pse Parashqevi Simaku u largua nga Shqipëria

29 Maj, 2025 10:09 pm
Parashqevi Simaku rrëfen në Opinion daljen e parë në skenë: Po dridhesha…
-U tha në Opinion

Parashqevi Simaku rrëfen në Opinion daljen e parë në skenë: Po dridhesha…

29 Maj, 2025 9:52 pm
Rubio takohet me homologun maqedonas
Bota

Rubio takohet me homologun maqedonas

29 Maj, 2025 9:39 pm
Qytetari sorrollatet 19 vjet për legalizimin
Aktualitet

Qytetari sorrollatet 19 vjet për legalizimin

29 Maj, 2025 9:38 pm
Vëllai i gjyqtares korruptoi prokuroren, punoi me bandat dhe u kthye në punë
Aktualitet

Vëllai i gjyqtares korruptoi prokuroren, punoi me bandat dhe u kthye në punë

29 Maj, 2025 9:27 pm
Drejtuesi i mjetit humb kontrollin dhe përplaset me trafikndarësin
Kronikë

Drejtuesi i mjetit humb kontrollin dhe përplaset me trafikndarësin

29 Maj, 2025 8:53 pm
Para
Me pistoletë dhe dorezë hekuri në çantë, arrestohet 15-vjeçari në Tiranë

Me pistoletë dhe dorezë hekuri në çantë, arrestohet 15-vjeçari në Tiranë

Rama: Çelja e negociatave me BE, momenti më domethënës i vitit 2024

Rama: Çelja e negociatave me BE, momenti më domethënës i vitit 2024

“Plani i rritjes, 1 miliard euro plus”, Rama: Kemi dritën jeshile për t’iu bashkuar BE

“Plani i rritjes, 1 miliard euro plus”, Rama: Kemi dritën jeshile për t’iu bashkuar BE
















TE FUNDIT

Kirurgu me famë botërore vjen në Shqipëri

Kirurgu me famë botërore vjen në Shqipëri
29 Maj, 2025

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë –...

Lexo më shumë

“Kurrë s’jam dashuruar”, Parashqevi Simaku: Por më kanë dashur shumë

“Kurrë s’jam dashuruar”, Parashqevi Simaku: Por më kanë dashur shumë
29 Maj, 2025

Që shumë e kanë dashur, këtë mund ta themi me siguri, por ikona e muzikës shqiptare Parashqevi Simaku rrëfen për...

Lexo më shumë

Opinion – Rrëfimi i parë i Parashqevi Simakut! – 29 Maj 2025

Opinion – Rrëfimi i parë i Parashqevi Simakut! – 29 Maj 2025
29 Maj, 2025

Në pjesën e parë dhe të dytë të emisionit “Opinion” në Tv Klan, mbrëmjen e kësaj të enjteje, vjen historia...

Lexo më shumë

Martesa dhe Hollywood-i? Rrëfehet Parashqevi Simaku

Martesa dhe Hollywood-i? Rrëfehet Parashqevi Simaku
29 Maj, 2025

Vitet e para në Shtetet e Bashkuara, Parashqevi Simaku i kujton si tejet të bukura. “Një mrekulli! Sikur ishte në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com