Kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu ka shpallur sot gjatë një takimi në Akademinë e Arteve, platformën politike të Aleancës Kuq e Zi për zgjedhjet e viti të ardhshëm.
Nën moton “Shqipëria s’po ndryshon”, Spahiu tha se vendi ynë nuk ndryshoi as nga grushti, as nga dy gishtat dhe as nga gishti i “frroços”, duke ju referuar kështu deputetit socialist, Kokëdhima, i cili para disa kohësh u fotografua duke treguar gishtin e mesit në Parlament.