Në Spaç është gjetur i vdekur këtë mëngjes roja i një kantieri. Sipas Policisë së Lezhës, 57-vjeçari nga Mirdita ka gjetur vdekjen për shkaqe natyrale.
Ai punonte në postbllokun hyrës për në kantierin e ndërtimit në Spaç, ku dhe u gjet në kabinën e tij.
Trupi i pajetë nuk ka pasur shenja dhune, por po punohet për zbadhjen e plotë të ngjarjes.