Mbledhja e Përgjithshme e prokurorëve zgjedh sot 3 anëtarët e rinj në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Ata do të zëvendësojnë anëtarët që iu përfundon mandati, përfaqësuesit të Apelit, Bujar Sheshi dhe dy përfaqësuesit nga prokuroritë e Shkallës së Parë, Esmeralda Keshi e Eloida Goxhi.
Kandidate për vakancën nga radhët e Apelit janë Afërdita Ndoi dhe Moisi Duda. Ndërsa për shkallet e para janë Edina Kurti, Durrës; Edlira Bako, Elbasan; Elsa Miha, Tiranë; Olger Minaj Korçë; Vatë Staka, Shkodër.