Parlamenti do të mblidhet sot në seancë plenare.
Gjatë ditës së sotme do të mbahet interpelanca e ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja e kërkuar nga disa deputetë të opozitës që mbështesin Lulzim Bashën.
Interpelanca është kërkuar për amnistinë penale, nga e cila përfituan edhe 100 të dënuar nga GJKKO.
Akuzat janë bërë nga Lulzim Basha. Por më herët, vetë ministri Manja dhe Gazment Bardhi i PD-së kanë thënë se nga projektligji që u miratua me shumicë votash nuk përfituan subjektet e Gjykatës së Posaçme.
