Sot do të mbahet samiti i Komunitetit Politik në Granada të Spanjës ku priten të mblidhen 47 liderë evropianë dhe të Ballkanit Perëndimor.
Mësohet se të pranishëm do të jenë edhe kryeministri Edi Rama dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Në deklaratën që pritet të publikohet në fund të samitit do të nënvizohet “shtimi i përkushtimit për zgjerimin e Bllokut”.
Liderët e BE-së do të theksojnë se zgjerimi “është një investim gjeostrategjik në paqe, siguri, stabilitet dhe prosperitet në kontinent”.
Deklarata e publikuar nga disa media thekson se “Duke shikuar drejt një unioni më të zgjeruar, si BE-ja ashtu edhe vendet e ardhshme anëtare, duhet të bëhen gati”.
Një vëmendje të veçantë në këtë samit do të ketë situate e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë. Olaf Sholz, kancelari i Gjermanisë ka deklaruar se është e rëndësishme të gjendet një zgjidhje paqësore.
Sipas mediave pritet që liderët evropianë të ulin në një tryezë presidentët e dy vendeve, Vjosa Osmani dhe Aleksandër Vuçiç.