Liderët e rajonit mblidhen sot në Tiranë për samitin BE-Ballkani Perëndimor me fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian, si edhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale pak para takimit, kryeministri Edi Rama shkruan se Plani i Rritjes do të mundësojë një mbështetje të re për gjashtë vendet e rajonit.
“Mirëmëngjes dhe me veçantinë e një tjetër dite, ku Shqipëria mikpret Samitin e Ballkanit Perëndimor me BE për Planin e Ri të Rritjes, i cili do të mundësojë një mbështetje të re për gjashtë vendet e rajonit tonë, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”- shkruan Rama.