Prokurorja e Apelit Tiranë, Fatjona Memçaj, do të dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, me trupë gjykuese të përbërë nga Alma Faskaj, Roland Ilia dhe Firdes Shuli.
Prokuroja ka deklaruar një pasuri normale në raport me të ardhurat e ligjshme, megjithatë fjalën e fundit për ligjshmërinë e pasurive të saj do ta thotë sot komisioni i Vetingut.
Në deklaratën e pasurisë së prokurores shkruhet se ka dy apartamente banimi të blera në vitin 2003 dhe 2004, me sipërfaqe 97 m2 dhe 96 m2, ku është pronare e 20 % të tyre. Nga viti 2004 dhe në vazhdim, prokuroja nuk deklaron asnjë pasuri tjetër të paluajtshme. Ndërkaq, së bashku me bashkëshortin e saj, Dashamir Alsula, deklarojnë disa makina, por në vlera nën 6 mijë euro. Ndërkaq, përveçse si prokurore, zonja Memçaj punon dhe pedagoge pranë Universitetit të Tiranës.