Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sot opozita në protestë, më shumë se 1200 policë në gatishmëri! Ja rrugët që pritet të bllokohen     

2024/10/07 at 9:38 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Distancohuni nga aktet e dhunës”, Policia e Shtetit publikon planin e masave për protestën e opozitës: Ja rrugët që do bllokohen!  

Këtë të hënë në orën 18:00 opozita dhe mbështetësit e saj dalin në protestë. Ashtu siç është njoftuar nga selia blu, tubimi do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Duke qenë se Partia Demokratike ka paralajmëruar një protestë masive, edhe Policia e Shtetit ka marrë masat e nevojshme. Do jenë në dispozicion rreth 1200 efektivë policie, FNSH, RENEA dhe Garda e Republikës. Po në kuadër të masave të ndërmarra, policia ka programuar bllokimin e disa akseve kryesore në kryeqytet, duke nisur nga Ministria e Brendshme deri në sheshin “Nënë Tereza” dhe degëzimet që lidhen me të. 

Nga ana tjetër edhe pse është marrë leje për 4 orë protestë, kohëzgjatja është e paqartë. 

Pa fjalime dhe tribuna, opozitarët me shumë gjasë do e zhvendosin aksionin e tyre sot edhe në akse të tjera. Eksponentë të shumtë të PD e kanë deklaruar me bindje se me mazhorancën “nuk ka më kompromis politik” dhe se mosbindja civile do vijojë deri në krijimin e një qeverie teknike. Është kjo kërkesa kryesore e demokratëve para zgjedhjeve parlamentare të 2025-ës. 

Kjo protestë u thirr nga PD më datë 29 Shtator 2024, 3 ditë pas dënimit me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit për ish-deputetin Ervin Salianji. 

Pritet që të ketë edhe bllokim të disa akseve rrugore, si më poshtë: 

“Do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza” dhe në rrugët: “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”. 

Në varësi të zhvillimit të tubimit mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve dhe në këto akse rrugore: 

Kafe “Europa” – Segmenti “Ushtari i panjohur” deri te 9-katëshet; 

Shkolla “1 Maji” – kryqëzimi i urës së ATSH-së deri te rruga e Elbasanit; 

Kryqëzimi i Liceut Artistik deri te Fakulteti i Gjuhëve të Huaja; 

Sheshi “Skenderbej”, bashkia Tiranë dhe Pallati i Kulturës; 

Kryqëzimi i Librit Universitar; 

Kryqëzimi i 21-Dhjetorit deri te shkolla “Sabaudin Gabrani”; 

Kryqëzimet në zonën ish-Bllokut, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Ismail Qemali”; 

Rrethrrotullimi “Zogu i Zi”; 

Kryqëzimi te ish-stacioni i trenit; 

Kryqëzimi i urës së Taivanit; 

Kryqëzimi i rrugës së Kavajës me hyrjen e sheshit “Skënderbej”; 

Kryqëzimi i urës së ish-hotel “Dajti”; 

Kryqëzimi i 9-katësheve me Rrugën e Barrikadave; 

Rruga “Dritan Hoxha”, përpara vendit të quajtur “Kupola”; 

Kryqëzimi i pallatit me shigjeta”. 

Policia u ka kërkuar qytetarëve që të shmangin lëvizjen me automjete në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim. 

Ju sugjerojmë

Drafti i Amnistisë Penale/ Cilat janë kategoritë që përfitojnë, përjashtohen…
Kronikë

Drafti i Amnistisë Penale/ Cilat janë kategoritë që përfitojnë, përjashtohen…

4 Shkurt, 2026 8:23 pm
Vatikan/ Rama viziton Genazzano: Krah Zojës së Shqipërisë, qëndron edhe flamuri ynë
Aktualitet

Vatikan/ Rama viziton Genazzano: Krah Zojës së Shqipërisë, qëndron edhe flamuri ynë

4 Shkurt, 2026 6:53 pm
“Nuk kam takuar askënd më të keq”, çfarë thoshte Epstein për Trump
Bota

“Nuk kam takuar askënd më të keq”, çfarë thoshte Epstein për Trump

4 Shkurt, 2026 6:27 pm
Mot i keq, shtyhet nisja e trageteve nga Durrësi drejt Barit
Aktualitet

Mot i keq, shtyhet nisja e trageteve nga Durrësi drejt Barit

4 Shkurt, 2026 6:13 pm
Andrew dhe Epstein i kërkuan seks balerinës ekzotike në këmbim të parave
Bota

Andrew dhe Epstein i kërkuan seks balerinës ekzotike në këmbim të parave

4 Shkurt, 2026 5:25 pm
Gara bërthamore Rusi-SHBA, pa kontroll, të enjten skadon traktati New Start
Bota

Gara bërthamore Rusi-SHBA, pa kontroll, të enjten skadon traktati New Start

4 Shkurt, 2026 4:26 pm
E bllokoi për një vit, qeveria hap rrjetin social Tik-Tok
Aktualitet

E bllokoi për një vit, qeveria hap rrjetin social Tik-Tok

4 Shkurt, 2026 3:33 pm
Debati për pagat, Shehaj: Po rrezikohet jeta e prokurorëve dhe gjykatësve
Aktualitet

Debati për pagat, Shehaj: Po rrezikohet jeta e prokurorëve dhe gjykatësve

4 Shkurt, 2026 3:03 pm
Prokuroria e Durrësit për mbetjet e “Kurum”: Rrezik për shëndetin e njeriut
Aktualitet

Prokuroria e Durrësit për mbetjet e “Kurum”: Rrezik për shëndetin e njeriut

4 Shkurt, 2026 2:33 pm
Izraeli vijon bombardimet në Rripin e Gazës, 18-të vrarë
Bota

Izraeli vijon bombardimet në Rripin e Gazës, 18-të vrarë

4 Shkurt, 2026 2:31 pm
Para
“Mandati në Këshillin e Sigurimit, histori suksesi”-Hasani: Mirënjohje aleatëve! Shqipëria tregoi gatishmërinë për të kontribuuar 

Një vit nga sulmi terrorist i Hamasit/ Ministri Hasani: Shqipëria, e vendosur në thirrjen e saj për lirimin e pengjeve! 

Nations League/ Gjimshiti humbet dy ndeshjet e tetorit me Kombëtaren për shkak dëmtimi 

Nations League/ Gjimshiti humbet dy ndeshjet e tetorit me Kombëtaren për shkak dëmtimi 

Vritet shqiptari në Spanjë, disa persona e hedhin në derën e spitalit! 

Vritet shqiptari në Spanjë, disa persona e hedhin në derën e spitalit! 

TE FUNDIT

Drafti i Amnistisë Penale/ Cilat janë kategoritë që përfitojnë, përjashtohen…

Drafti i Amnistisë Penale/ Cilat janë kategoritë që përfitojnë, përjashtohen…
4 Shkurt, 2026

Zbardhet drafti i Amnistisë Penale, në sajë të së cilit përfitojnë disa kategori të dënuarish. Kuvendi i Shqipërisë po shqyrton...

Lexo më shumë

Vatikan/ Rama viziton Genazzano: Krah Zojës së Shqipërisë, qëndron edhe flamuri ynë

Vatikan/ Rama viziton Genazzano: Krah Zojës së Shqipërisë, qëndron edhe flamuri ynë
4 Shkurt, 2026

Kreu i qeverisë shqiptare ka publikuar disa foto nga vizita e tij në Vatikan për takimin me Atin e Shenjtë,...

Lexo më shumë

“Nuk kam takuar askënd më të keq”, çfarë thoshte Epstein për Trump

“Nuk kam takuar askënd më të keq”, çfarë thoshte Epstein për Trump
4 Shkurt, 2026

“Të kam thënë se kam takuar njerëz vërtet të këqij, por asnjë më të keq se Trump. Nuk ka asnjë...

Lexo më shumë

Mot i keq, shtyhet nisja e trageteve nga Durrësi drejt Barit

Mot i keq, shtyhet nisja e trageteve nga Durrësi drejt Barit
4 Shkurt, 2026

Përkeqësimi i kushteve atmosferike në det të hapur shtyn me disa orë nisjen e trageteve nga porti detar i Durrësit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com