Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sot një nga miliarderët e botës, De Joria: Dikur jetoja me 2.5 dollarë në ditë

2022/10/11 at 11:22 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Sot një nga miliarderët e botës, De Joria: Dikur jetoja me 2.5 dollarë në ditë

John Paul De Joria, ka rrëfyer  gjatë një interviste në emisionin “Opinion” ecurinë e tij në fushën e biznesit, dhe kapërcimin që ju desh të bënte nga jeta e njeriut të pastrehë që flinte në makinë, tek ajo e një miliarderi. Ai tha ndër të tjera se jetonte me 2.5 dollarë në ditë, ndërkohë që me 700 dollarë ka nisur biznesin.


Pjesë nga intervista

B: Sipas informacionit, që dëgjova, ju shpenzuat një kohë të gjatë duke fjetur në makinë si i pastrehë. Gjatë cilës kohë në jetën tuaj ndodhi kjo?

J: Mbarova gjimnazin, shkova në marinë, bëra disa punë të ndryshme, dhe më pas shkova për të punuar në kompani në industrinë e bukurisë…

B: Në marinën e Shteteve të Bashkuara.

J: Në marinën e Shteteve të Bashkuara. Gjithçka ka ndodhur në SHBA.

B: Qëndruat dy vite në marinë.

J: Pikërisht. Isha duke kryer shërbimin. Ndoshta qëndrova edhe pak më gjatë por atëherë shërbimi ishte ushtarak ishte diku te dy vite.

B: Vazhdoni ta doni detin?

J: Po, sigurisht.

B: Kthehuni te makina juaj.

J: Po, lë ti kthehemi historisë me makinën. Pas kësaj punova për disa kompani dhe më pas në 1980-ën, mendova pse të mos hap kompaninë time në fushën e industrisë së bukurisë. Dola jashtë për të mbledhur para.

B: Sa para kishit në atë kohë?

J: Shumë pak. Kisha një punë të mirë, fitoja mjaft para, por nuk kisha gjysmë milionë dollarë që më nevojiteshin për të hapur një kompani në sektorin e bukurisë.

B: Gjysmë milioni?

J: Gjysmë milioni. 500 mijë dollarë për të filluar. E dija sa para nevojiteshin pasi isha duke punuar për dy kompani.

B: Për sa kohë qëndruat në makinë?

J: Aty do të shkoja tani. Më pas, ai që na mbështeste me para u tërhoq. Nuk na dha asnjë qindarkë. Ditën që supozohet të na vinin parat, unë lash gjithçka kisha. Lash punën që kisha. Në atë kohë isha i martuar. Marrëdhënia jonë nuk po shkonte edhe aq mirë. Kështu që i lash shtëpinë që zotëroja gruas time, që së shpejti do të bëhej ish-grua dhe vajzës time, të gjitha parat dhe makinën e re, mora makinën e vjetër, 200 dollarë në xhep sepse gjysmë milioni dollarë ishin duke ardhur nëpër Bankës së Amerikës. Ato para asnjëherë nuk mbërritën. Kisha 300 dollarë. Partneri im i cila ishte paruker erdhi nga Havai me të dashurën e tij në mënyrë që të merrte edhi ai ca para por nuk kishte fare para. Pra, pyetja ishte: Paul, sa para mund të përballosh? 350 dollarë. Unë kisha vetëm 200. Kështu që shkova te nëna ime, e cila në atë kohë jetonte në Los Anxheles në atë kohë. I thash, nënë, pa i treguar se çfarë kishte ndodhur, a mund të…

B: Kishit të dy 550 dollarë..?

J: Nuk kisha asgjë. Kishim së bashku 350 dollarë. Kështu që shkova te nëna ime e i thash: Nënë, mund të marrë borxh 350 dollarë? Sepse e dija që më duheshin diku disa qindra dollarë për të jetuar. Isha shumë krenar, shumë krenar për të thënë: Nënë, nuk i kam më ato punët, nuk kam një vend ku të jetoj, a mund të jetoi të dhoma ime e vjetër? Ishte e lirë në atë kohë. Mund të ha me ty? Isha shumë krenar. Isha budalla. Isha shumë krenar. Ajo më tha, pse? Ti fiton mjaft para! I thash, nënë, do të ti kthej për një muaj. Në rregull, më tha. Ja ku i ke, John-i. Dhe më pas mora parat. Më pas…

B: Menduat që do riktheheni me parat e saj.

J: Po, shpresoja t’ia ktheja. Më pas, doli që nuk kisha ku të qëndroja. Kështu që qëndrova te makina ime me një batanije dhe një jastëk. Do të bëja dush te parku që ndodhej pranë ku njerëzit luanin tenis. Zbulova se si mund të jetoj me 2 dollarë dhe 50 cent në ditë.

B: 2 dollarë dhe 50 cent në ditë. Ju hanit…

J: Ja çfarë zbulova sepse kur nuk ke asgjë, shikon për mundësi. Ishte një restorant i vogël pranë autostradës në North Hollywood, California. Quhej “Freeway Cafe”. Askush nuk shkonte nga ora 9-11 të mëngjesit. Kështu që mblidheshin më shumë kamionistë. Bëhet fjalë për vitet 1980, kishin një mëngjes special për 99 cent dhe përfshinte një vezë, një tost dhe sipas zgjedhjes, një salçiçe apo bejkon. Unë zgjidhja salçiçen sepse ishte më e madhe dhe më pas zgjidhje një gotë kafe apo lëngë.

B: Për 99 cent.

J: Po, ky ishte mëngjesi. Më pas duhet të hash sërish. Haja aty rreth orës 10 të mëngjesit dhe ngopesha. Më pas dikush nisi diçka në Los Anxheles të quajtur “Happy Hour”, një restorant El Torito. Nga ora 16:30 në…

B: U bëtë ekspert në gjetjen e ofertave…

J: Nga ora 16:30-18:00 nuk kishte thuajse askënd. Ajo ishte “Happy Hour”. Nëse do të shkoje gjatë aty orëve për 99 cent merrje një picë margarita të madhe, jo më cilësoren, një të lirë, dhe të jepnin tako të vogla, dhe salcëra për të ngrënë dhe krahë pule. Kështu që unë do të shkoja aty në atë orë dhe për 99 cent do të blija Margaritën, 15 cent për baskshish, se do të lija pak bakshish, 20 krahë pule edhe 2 takos të vogla edhe salcën. Isha i ngopur. Pas 4-5 më kuptuan, erdhën kamerierja dhe menaxheri dhe më thanë: kjo është darka jote? Sepse merrja edhe një djalë të vogël me vete, ishte djali im. I thash po, i tregova se çfarë ndodhi. Pas pak do të na jepnin gjëra për të ngrënë. Ishin kaq të mirë. 2-3 vite më vonë kur fillova të fitoj ca para, kaluan ca vite…

B: U kthyet në të njëjtin vend…

J: I lash një bakshish të majmë. Bakshishin më të majmë që kishin parë ndonjëherë. I zbulova të gjithë. I falënderova shumë e i thash që më ndihmuan shumë kur e isha në nevojë. Kështu ndodhën gjërat.

B: Shumë e këndshme.

J: Kështu filluan gjërat. Fjeta në makinë për disa javë. Parkoja në Mahalin Drive, e cila nuk ndodhej larg nga shtëpia ime, ishte vend i sigurt aty. Një mëngjes aktorja Joanna Pettet më trokiti te dritarja dhe më tha: nuk besoj që po flenë të makina jote, çfarë ndodhi? I shpjegova historinë. Më tha se ka një dhomë shtesë në shtëpinë e saj, mund të rrija aty për dy muaj sa të ngrihesha në këmbët e mija.

B: Dhe ju u transferuat aty?

J: Po, lëviza makinën time aty. Çova plaçkat në dhomë pasi gjithçka kisha ndodheshe në makinë.

B: Ju filluat biznesin me 700 dollarë.

J: Po, ashtu është. Fillova me 700 dollarë.

B: 700 dollarë.

J: Po. Kanë përgatitur një dokumentar për jetën time. Do të të flas pas pak për të.

B: Po, po.

J: Titullohet “Fati i mirë”. Flet se si ia dola, si mund të jetosh dhe të krijosh një biznes me kaq pak para. Ditën e sotme kam për ti thënë 300-400 ndërmarrësve shqiptar si ta bëjnë. Ditën e sotme do të zhvillojmë një klasë të madhe për të. Do të tregojmë se si ia dole hap pas hapi pas hapi. Do të zhvillohet një klasë për këtë gjë.

B: Pse zgjodhët industrinë e bukurisë?

J: Ndodhesha në industrinë e bukurisë.

B: Ndodheshit më parë.

J: Ndodhesha në industrinë profesionale të bukurisë me sallonet e bukurisë, pra e dija me çfarë lidhej ky biznes, e dija kontekstin, riformulimet edhe furnizimet. I njihja edhe distributorët. Isha në marrëdhënie biznesi me një kompani ku mbaja rolin e menaxherit kombëtar për dy sektorë të saj. Kështu që mendova, e di këtë fushë, lë ta nis që këtu.

B: Sa kohë iu desh që të grumbulloni pasurinë tuaj?

J: Sa mu desh për të grumbulluar pasurinë? Një kohë shumë e gjatë. Megjithatë më duhet të them që isha shumë i pasur për të nisur sepse isha i lumtur dhe i shëndetshëm./Opinion.al



Ju sugjerojmë

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër
Kryesore

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër

17 Qershor, 2025 10:59 pm
Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…
Bota

Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…

17 Qershor, 2025 10:48 pm
DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse
Bota

DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse

17 Qershor, 2025 9:58 pm
Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander
Bota

Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander

17 Qershor, 2025 9:52 pm
“Mori paratë dhe u zhduk”, ‘lumë’ denoncimesh për avokaten e Lushnjes
Aktualitet

“Mori paratë dhe u zhduk”, ‘lumë’ denoncimesh për avokaten e Lushnjes

17 Qershor, 2025 9:26 pm
“I ka hyrë me tullë, u rrëzua duke i rënë burrit”, fqinji godet e nxin gruan
Aktualitet

“I ka hyrë me tullë, u rrëzua duke i rënë burrit”, fqinji godet e nxin gruan

17 Qershor, 2025 9:06 pm
Vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan
Aktualitet

Vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan

17 Qershor, 2025 8:50 pm
Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”
Bota

Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”

17 Qershor, 2025 8:47 pm
Rritet me 23% numri i netëqëndrimeve të turistëve të huaj në Shqipëri
Aktualitet

Rritet me 23% numri i netëqëndrimeve të turistëve të huaj në Shqipëri

17 Qershor, 2025 8:21 pm
Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste
Bota

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

17 Qershor, 2025 8:13 pm
Para
Miliarderi që dikur ishte i varfër: Jam më i lumtur tani që kam para, mund të fle natën

Miliarderi që dikur ishte i varfër: Jam më i lumtur tani që kam para, mund të fle natën

E plotë/ Si mund të bëheni të pasur? De Joria: Janë dy gjërat më kryesore

E plotë/ Si mund të bëheni të pasur? De Joria: Janë dy gjërat më kryesore

Horoskopi, 17 dhjetor 2020

Horoskopi për sot, 12 tetor 2022
















TE FUNDIT

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër
17 Qershor, 2025

Shpesh herë kur na komplimentojnë për diçka, sidomos për nga dashamirësia dhe ëmbëlsia jonë, ne shqiptarët themi “jemi të ëmbël...

Lexo më shumë

Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…

Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…
17 Qershor, 2025

Kompania teknologjike Meta ka reaguar zyrtarisht pas thirrjes së qeverisë iraniane drejtuar qytetarëve që të fshijnë aplikacionin WhatsApp nga telefonat...

Lexo më shumë

DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse

DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse
17 Qershor, 2025

Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar sulmin rus të kryer përgjatë natës në Kiev, ka thënë zëdhënësja e Departamentit amerikan...

Lexo më shumë

Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander

Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander
17 Qershor, 2025

Zyrtari më i lartë financiar i qytetit të Nju Jorkut, i cili kandidon për të qenë kryebashkiaku i ardhshëm i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com