Është quajtur Ora e tokës dhe shënon një moment të veçantë në historinë e globit. Ështe fjala për datën 19 Mars, ku sipas orës lokale, në 20:30 i gjithë globi do të fikë dritat në mbrojtje të një kauze mjedisore për ta mbrojtur natyrën dhe planetin.
Ky vit shënon përvjetorin e dhjetë të orës së tokës, një ngjarje që tashmë konsiderohet në 7000 qytete kudo në botë dhe që prek miliona njerëz, të cilët do të fikin dritat apo pajisjet eletronike jo të domosdoshme-
Ndërkohë në Sheshin Skënderbej, pritet të ngrihen në ajër balona me flakë ndriçuese.