Këtë të hënë pritet të mblidhet Këshilli i Sigurimit Kombëtar. Mbledhja pritet të zhvillohet rreth orës 14:00.
Ky takim u njoftua nga Presidenti Bajram Begaj, i cili disa ditë më parë bëri me dije se tema e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare do të jetë “Analiza e gjendjes së sigurisë kombëtare dhe diskutimi i prioriteteve për vitin 2023”.