Sot do të rinisë provimi i shtetit për grupet e fundit të infermierëve.
Kjo është bërë e ditur nga Agjencia Kombëtare e Provimeve, e cila ka publikuar në faqen zyrtare listën e plotë me 544 emrat e infermierëve që do të hyjnë në provimin e shtetit.
Bashkëngjitur emrit kandidatët kanë edhe datën dhe orën e testimit, duke filluar nga data 9 deri më 12 janar 2017. Në total për këtë sezon të provimit të shtetit, përfshi edhe ata që u testuan në muajin dhjetor, do të hyjnë 1.256 infermierë.
Kalimi me sukses i këtij provimi u jep të drejtë aplikantëve që të marrin licencën e ushtrimit të profesionit të mjekësisë, në të kundërt nuk mund të punësohen në sektorin publik. Në datën 4 janar rinisën edhe provimet e shtetit për farmacistët.
*foto ilustruese