Vangjel Tavo, kryetari i ri i Bashkisë së Himarës, ka folur në një reagim për mediat pas fitores.
Gjatë fjalës së tij, ai ka ftuar publikisht rivalin e tij të bëhet nënkryetar i bashkisë, pasi bashkia ka nevojë për të majtë dhe të djathtë.
“Sot fitoi Himara, fituan himarjotet, dua të falënderoj të gjithë për duerimin që patën të na dëgjojnë gjatë fushatës dhe që më votuan. Që sot fillojmë punën për të gjitha ato që i kemi premtuar banorëve, të gjithë të majte e të djathë, problemet nuk kanë ngjyrë, të gjithë të bashkuar. Oferta ka qenë e sinqertë nëse Gjikuria nuk do largohet në Amerikë është i mirëpritur të behet nënkryetar bashkie, bashkia ka nevojë për të majte dhe të djathtë”, u shpreh Tavo.