Sot betohet qeveria Rama II dhe njëherësh Kryeministri do të paraqesë edhe programin qeverisës. “Për rreth 30 minuta do paraqes në Kuvend sintezën e programit qeverisës në nisje të debatit për votëbesimin e qeverisë së re”, shkruan Edi Rama në rrjetet sociale.
Qeveria ‘Rama II’ pritet të nisë punën të mërkurën sepse pas betimit në Parlament, ministrat dhe kryeministri duhet të betohen edhe tek Presidenti Meta, i cili ndodhet në Itali.
Seanca plenare pritet të mblidhet në orën 10:00. Aktualisht PD dhe LSI kanë mbledhur grupet parlamentare respektive për të përcaktuar axhendat e tyre sot në seancë. /Opinion.al