Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sot 16 vite nga masakra e Gërdecit, tragjedia që kërkon drejtësi

2024/03/15 at 8:15 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Sot 16 vite nga masakra e Gërdecit, tragjedia që kërkon drejtësi

Ditën e sotme shënohen 16 vite nga masakra e Gërdecit, ku 26 persona humbën jetën dhe mbi 300 të tjerë mbetën të plagosur nga shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec.  28 të pandehurit e dërguar në gjykatë sot janë liruar nga burgu dhe ende nuk është vënë drejtësi.

Por familjarët e viktimave kanë ende shpresën se drejtësia e re do të çojë pas hekurave përgjegjësit e një prej tragjedive më të mëdha të ndodhura ndonjëherë në vendin tonë.

GJKKO po heton çështjen për akuza të rënda “Korrupsion i zyrtarëve të lartë” dhe “pastrim parash”, ndërsa ka marrë të pandehur ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediun.

Ku jemi me procesin në GJKKO

Më 13 mars ishte seanca e radhës nga ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu asokohe, i cili refuzoi që të dëshmonte në GJKKO në cilësinë e të pandehurit për masakrën e Gërdecit. Mediu përmes një deklarate nuk pranoi të pyetej në seancën gjyqësore, por kërkoi që të ishte i fundit që të jepte sqarime pasi sipas tij në këtë moment të procesit do të  jetë ishte thjesht një akt formal, që nuk  i shërben aspak të vërtetës, por thjeshtë statistikës. Mediu e konsideroi një proces të manipuluar mediatikisht dhe politikisht hetimin dhe gjykimin për masakrën e Gërdecit.

Mënyra se si do të merren në pyetje Patrik Henri, pronar i kompanisë SAC dhe 4 punonjës të kompanisë që ishte kontraktuar për demontimin e armëve në Gërdec u bë shkak i një debati të ashpër në seancë. Prokurorët e SPAK thanë se pyetja e tyre me video-konferencë është e vështirë të realizohet dhe kërkuan që ajo të bëhej përmes letërporosive, në një seancë gjyqësore në SHBA. Por kjo u kundërshtua nga avokatët e Mediut dhe ai i familjarëve të viktimave, pasi sipas tyre vetëm përmes videokonferencës dhe pyetjeve direkte nga palët do të mund të ishin dëshmi ezauruese. Ende nuk ka një vendimmarrje në këtë pikë ku pritet të vendoset në ditët në vijim nga togat e zeza.

Familjarë e viktimave i kërkuan gjykatës se si do të procedohet me marrjen në pyetje të ish gjeneralit Luan Hoxha, ndërsa gjykata tha se është në kompetencë të prokurorëve. SPAK ende nuk ka dhënë një sqarim. Më herët Dashnor Caushi, bashkë i pandehur i dënuar me 3 vite burg për shpërdorim detyre, nuk pranoi të fliste duke shfrytëzuar të drejtën që ia njeh ligji. Seanca e radhës do të mbahet më 27 mars, ndërsa nuk u paraqitën për të dëshmuar edhe Denis Hajdari dhe Anjola Agolli të cilët nuk u gjetën në adresat përkatëse për të marrë njoftim. Agolli ish-sekretare e Ministrit të Drejtësisë, kërkohet që të merret në pyetje lidhur me faksin për ‘Shkëlzen Berishën’ dërguar nga Ministria e Drejtësisë tek ajo e Mbrojtjes.

Çfarë ndodhi në 15 mars?

15 mars 2008, mesditë ora 12:05 një shpërthim i fuqishëm tronditi Tiranën, ndërsa krateri i tij u shënua pak kilometra më tutje në fshatin Gërdec në Vorë. Teksa minutat kalonin ajo çka kishte ndodhur ishte e paimagjinueshme, 26 të vdekur e mbi 300 të plagosur dhe mbi 100 shtëpi të rrafshuara. Këto ishin pasojat e shpërthimit në punishten e demontimit të municioneve shtetërore në pronësi të biznesmenit Mihal Delijorgji. Sot 16 vite më pas, ai shpërthim është ende i freskët në memorien e të gjithë. Kjo ngjarje përfundoi dhe në dyert e gjykatave shqiptare, por sot për 26 të vdekur e 300 të plagosur nuk ka asnjë person pas hekurave. Pati dëshmitarë që u arratisën, ushtarak që morën azil politik, por për familjarët asnjëherë nuk u vendos drejtësi.

Ju sugjerojmë

Horoskopi, 7 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për sot, 26 qershor 2025

26 Qershor, 2025 8:16 am
Macron telefonat me Netanyahun: Të bashkuar për të ndaluar armët bërthamore iraniane
Bota

Macron telefonat me Netanyahun: Të bashkuar për të ndaluar armët bërthamore iraniane

25 Qershor, 2025 10:23 pm
Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë
Bota

Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë

25 Qershor, 2025 10:03 pm
Serbia arreston tre persona nën dyshimet se planifikonin “ndryshimin e pushtetit”
Rajoni

Serbia arreston tre persona nën dyshimet se planifikonin “ndryshimin e pushtetit”

25 Qershor, 2025 9:47 pm
NATO miratoi objektivin prej 5% për Mbrojtjen,analiza e DW:U nxit nga Donald Trump!
Bota

NATO miratoi objektivin prej 5% për Mbrojtjen,analiza e DW:U nxit nga Donald Trump!

25 Qershor, 2025 9:27 pm
“Shpërdorim detyre e heqje fashikulli”, akuzë penale për prokuroren abuzuese
Aktualitet

“Shpërdorim detyre e heqje fashikulli”, akuzë penale për prokuroren abuzuese

25 Qershor, 2025 9:15 pm
Irani konfirmon vdekjen e komandantit të lartë ushtarak nga sulmet izraelite
Bota

Irani konfirmon vdekjen e komandantit të lartë ushtarak nga sulmet izraelite

25 Qershor, 2025 9:09 pm
Çfarë dihet për armët që Serbia ka ndaluar t’i eksportojë në Izrael?
Rajoni

Çfarë dihet për armët që Serbia ka ndaluar t’i eksportojë në Izrael?

25 Qershor, 2025 8:38 pm
Rama: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027-ën
Kryesore

Rama: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027-ën

25 Qershor, 2025 8:11 pm
Turisti u dëmtua teksa ishte duke eksporuar Valbonën, policia i vjen në ndihmë
Aktualitet

Turisti u dëmtua teksa ishte duke eksporuar Valbonën, policia i vjen në ndihmë

25 Qershor, 2025 7:48 pm
Para
Administrata ofron shërbimet online dhe bën shumë pushime! Si ka ndryshuar numri i të punësuarve në shtet

Administrata ofron shërbimet online dhe bën shumë pushime! Si ka ndryshuar numri i të punësuarve në shtet

Putin: Rusia nuk i kundërshton bisedimet për paqe

Rusët e fillojnë votimin në zgjedhjet presidenciale, rezultati i të cilave s'vihet në dyshim

Aksident gjatë mesnatës në aksin Lezhë-Laç, plagosen dy shtetas të huaj

Aksident gjatë mesnatës në aksin Lezhë-Laç, plagosen dy shtetas të huaj

TE FUNDIT

Horoskopi për sot, 26 qershor 2025

Horoskopi, 7 shtator 2023
26 Qershor, 2025

Dashi Mesa duket dita e sotme do të jetë e qetë dhe pa shumë impenjime. Megjithatë, nuk do të mungojë...

Lexo më shumë

Macron telefonat me Netanyahun: Të bashkuar për të ndaluar armët bërthamore iraniane

Macron telefonat me Netanyahun: Të bashkuar për të ndaluar armët bërthamore iraniane
25 Qershor, 2025

Presidenti francez Emmanuel Macron i ka kërkuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu që të respektohet armëpushimi aktual nga të gjitha palët....

Lexo më shumë

Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë

Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë
25 Qershor, 2025

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u tha udhëheqësve në samitin e NATO-s se armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit duhet...

Lexo më shumë

Serbia arreston tre persona nën dyshimet se planifikonin “ndryshimin e pushtetit”

Serbia arreston tre persona nën dyshimet se planifikonin “ndryshimin e pushtetit”
25 Qershor, 2025

Prokuroria Publike në Beograd njoftoi më 25 qershor se janë arrestuar tre persona, për të cilët tha se ekzistojnë dyshime...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com