Teksa sot shënohen 13 vite nga protesta e 21 Janarit në bulevardin “Dëshmorë e Kombit” në Tiranë, ku mbetën të vrarë katër qytetarë, ka reaguar kryeministri Edi Rama.
Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj u vranë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” gjatë protestës së opozitës.
Rama shkaruan në rrjetet sociale se duhet drejtësi për 21 Janarin.
“MIRËMËNGJES🇦🇱
#DREJTËSIpër21JANARIN⚖️”, shkruan Rama.
Edhe pse kanë kaluar 13 vite nga ajo ditë familjarët thonë se ende nuk po shohin drejtësi për të afërmit e tyre. Më 21 janar 2011, opozita e atëhershme, sot në qeveri protestoi para Kryeministrisë. Protesta degradoi në dhunë dhe përplasje ndërsa nga brenda Kryeministrisë u hap zjarr duke sjellë edhe bilancin tragjik me katër viktima.