Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Soreca: SPAK dhe Kushtetuesja brenda vitit, dialog për Reformën Zgjedhore

2019/10/22 at 10:24 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Soreca: SPAK dhe Kushtetuesja brenda vitit, dialog për Reformën Zgjedhore

Ambasadori i Bashkimi Europian në Tiranë, Luixhi Soreka ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese, e Lartë dhe SPAK do të jenë funksionale brenda këtij viti.


Në një intervistë televizive Soreka tha se Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të ketë gati kandidaturat e nevojshme për emërim brenda dhjetorit ndërsa vakancat në Gjykatën Kushtetuese sipas tij mund të plotësohen deri në mes të muajt nëntor.

“Ne natyrisht e ndjekim punën e këshillave, të Këshillit të lartë të Gjyqësorit dhe të atij të Prokurorisë, dhe e kuptojmë që po arrijmë shumë afër mundësisë që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të ketë kandidatë që të kenë kaluar plotësisht Vetting-un për të lançuar SPAK-un, që kemi 8, dhe që në momentin që do të kenë 10 anëtarë ata, kjo është e mundur. Me sa kemi kuptuar kjo do të ndodhë deri përpara fundit të vitit. Gjykata Kushtetuese pas emërimit të dytë, kemi pra edhe vakanca të tjera të cilat mund të mbushen deri në mes të muajit nëntor. Me ç’kemi kuptuar për Gjykatën e Lartë, Këshilli i Lartë Gjyqësor do të ketë mundësi që të vlerësojë grupin e parë të gjyqtarëve, që do të bëjë pastaj që të funksionojë edhe Gjykata. Dhe sërish kjo deri në fund të këtij viti ose në fillim të vitit që vjen” tha Soreka.

Ai foli gjithashtu edhe për Reformën Zgjedhore duke theksuar që palët të ulen në dialog për të miratuar rekomandimet e OSBE/ODIHR-it ndërsa sa i përket sistemit zgjedhor, Soreka tha se kjo është një cëshjte që i takon aktorëve politik të brendshëm.

“Kështu që për ne, ajo që është urgjente dhe e domosdoshme, është vënia në zbatim i rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it, siç është thënë në përfundimet e Këshillit të BE-së, në vitin 2018. Në rast se në Shqipëri vendoset që të hyhet në diskutime për një sistem të ardhshëm, këtë e kanë në dorë natyrisht partitë politike shqiptare” deklaroi ambasadori i BE-së

Bashkimi Europian nuk do të jetë palë ndërmjetëse në tryezën e reformës zgjedhore tha Soreka pasi ajo duhet të miratohet mes palëve politike.

“Ne jemi të mendimit që kjo nuk është në dorën e komunitetit ndërkombëtar dhe natyrisht aspak në atë të BE-së, që të jemi në krye të një tryeze të rrumbullakët, p.sh., për sistem zgjedhor”

Sa i përket akuzave të opozitës se raporti i Komisionit Europian ka “zbukuruar” realitetin, ambasadori i BE-së tha se kjo nuk është e vërtetë pasi procesi i verifikimit dhe hartimit të raportit është i gjatë dhe kalon në disa procedura të cilat bëjnë të mundur paraqitjen e një realiteti objektiv.

“Procesi që çon në miratimin e raporteve vjetore të Komisionit Evropian është shumë i gjatë. Zakonisht miratohet p.sh., në muajin maj të një viti të caktuar, por puna fillon që në nëntorin e vitit pararendës. Dhe fillon këtu në Tiranë me punën e përbashkët apo kolektive që bëhet si nga qeveria, e cila i jep delegacionit të Bashkimit Evropian kontributet e veta, nga shoqëria civile që bën të njëjtën gjë dhe nga shtetet anëtare në Tiranë. Dhe më pas ky raport dërgohet në Bruksel, ku organizohet edhe një raund i dytë i konsultimeve me të gjitha këto palë të interesuara apo aktorë. Pra, është një proces i gjatë, në të cilin janë të përfshirë shumë aktorë dhe më pas Komisioni Evropian merr vendimin e vet për raportin.”

Ndërsa në lidhje me projekt-ligjin për rregullimin e mediave audio-vizive, Soreka i bëri thirrje mediave të vetë rregullohen porsa i përket fake newseve pasi BE-ja i ka adresuar shqetësimet e saj për draftin e paraqitur nga qeveria.

Ndërsa për sa i përket ligjit, pra kësaj pakete të ligjit për median, ne kemi ndërhyrë tashmë dy herë te qeveria për këtë çështje… ia kemi thënë këtë qeverisë, e kemi shprehur edhe në komunitetin e medias, pasi është e rëndësishme që ky komunitet të jetë i përfshirë, të konsultohet për këtë ligj dhe cilat janë shqetësimet tona. Dhe në fakt, shqetësimi është që rregullimi i lirisë së fjalës dhe i shprehjes të mund të bëhet, mund të tejkalohet pra kjo gjë. Ne në Bashkimin Evropian kemi qasjen e vetërregullimit, p.sh. fake news dhe keqinformimi. Fake news është gjë e keqe, keqinformimi është gjë e keqe jo vetëm për gazetarët, por edhe për shoqërinë në përgjithësi. Por në Bashkimin Evropian kjo rregullohet me anën e vetërregullimit online nga vetë media.” tha Soreka. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
Bota

Franca njeh zyrtarisht shtetin e Palestinës

22 Shtator, 2025 9:57 pm
Turqia rrit me 49 % pagën minimale mujore, Erdogan: E mbajtëm premtimin
Bota

Turqia heq tarifat ndaj disa produkteve të SHBA-së

22 Shtator, 2025 9:30 pm
Skemat piramidale online, arrestohet organizatori kryesor i zonës së Divjakës
Kronikë

Skemat piramidale online, arrestohet organizatori kryesor i zonës së Divjakës

22 Shtator, 2025 9:02 pm
Shkarkoi zv.ministrin se piu cigare në lokal, Koçiu:Shkelje e pajustifikuar e ligjit
Aktualitet

Shkarkoi zv.ministrin se piu cigare në lokal, Koçiu:Shkelje e pajustifikuar e ligjit

22 Shtator, 2025 8:32 pm
SHBA: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s
Bota

SHBA: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s

22 Shtator, 2025 8:27 pm
Boshatisja e kampit në Gjadër, Meloni: Gati dekreti për të ndaluar gjyqtarët e emigracionit të marrin vendime në Apelin e Romës
Bota

Protestat masive në Milano, reagon Meloni: E turpshme

22 Shtator, 2025 8:13 pm
Gaza, SHBA pritet të vendosë sanksione ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale
Bota

Gaza, SHBA pritet të vendosë sanksione ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale

22 Shtator, 2025 7:57 pm
Ky është mbreti më i pasur në botë
Bota

Ky është mbreti më i pasur në botë

22 Shtator, 2025 7:16 pm
“Gjysma e pengjeve në këmbim të një armëpushimi”, Hamasi i shkruan Trumpit
Bota

“Gjysma e pengjeve në këmbim të një armëpushimi”, Hamasi i shkruan Trumpit

22 Shtator, 2025 6:26 pm
Globe sjell “Ditët Hisense”: Ofertë unike për çdo familje shqiptare
Aktualitet

Globe sjell “Ditët Hisense”: Ofertë unike për çdo familje shqiptare

22 Shtator, 2025 6:06 pm
Para

A e pengoi Shqipëria hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut?

Ish-diplomati: BE përdor gjuhën diplomatike, çfarë më tha zyrtari kur...

Detaje mbi kampin e ISIS në Siri, ku ishte fëmija shqiptar Alvi

FOTO/Kthimi i Alvinit nga Siria, zbardhen mesazhet me ambasadorin shqiptar
















TE FUNDIT

Franca njeh zyrtarisht shtetin e Palestinës

Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
22 Shtator, 2025

Franca ka njohur zyrtarisht shtetin e Palestinës, duke u bashkuar me një valë vendesh të tjera që kanë ndërmarrë të...

Lexo më shumë

Turqia heq tarifat ndaj disa produkteve të SHBA-së

Turqia rrit me 49 % pagën minimale mujore, Erdogan: E mbajtëm premtimin
22 Shtator, 2025

Turqia ka hequr tarifat shtesë ndaj disa importeve të Shteteve të Bashkuara, përfshirë ndaj pijeve alkoolike, veturave, duhanit dhe produkteve...

Lexo më shumë

Skemat piramidale online, arrestohet organizatori kryesor i zonës së Divjakës

Skemat piramidale online, arrestohet organizatori kryesor i zonës së Divjakës
22 Shtator, 2025

Në kuadër të operacionit “XUEX” është arrestuar organizatori kryesor i zonës së Divjakës. Policia bën me dije se në pranga...

Lexo më shumë

Shkarkoi zv.ministrin se piu cigare në lokal, Koçiu:Shkelje e pajustifikuar e ligjit

Shkarkoi zv.ministrin se piu cigare në lokal, Koçiu:Shkelje e pajustifikuar e ligjit
22 Shtator, 2025

Albana Koçiu, ministrja e Brendshme ka reaguar në lidhje me shkarkimin e zv.ministrin Andi Mahila. Në reagimin e saj, Koçiu...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com