E premtja, dje, ishte ndryshe për Rominën, bjonden simpatike e cila prej disa vitesh mikpriste të ftuarit në emisionin e Arian Çanit.
Një episod që ndodhi javën e shkuar në studio, thuhet se i kushtoi vendin e punës Sophie-s së “Zonë e Lirë”. Pas batutës së Çanit, nëse ai kish fjetur ose jo me bashkëpunëtoren e tij (nuk i kujtohej), i fejuari i bjondes së qeshur ka reaguar ashpër e me xhelozi, duke e larguar Rominën përfundimisht nga ekrani.
Të gjithë u surprizuan kur panë një Sophie të re në emision, ndërsa u shqetësuan për mungesën e “të vjetrës”. Por, ish-Sophia u kujdes të tregonte të vërtetën, si për të konfirmuar thashethemet mbi zëvendësimin e saj. Në tavolinë me të fejuarin, me gjasë jashtë Shqipërisë, duket se Rominës nuk i mungon aspak studio e “Zonë e Lirë”. Përkundrazi, ajo shfaqet e lumtur pranë mashkullit, i cili me atë që bëri duke e larguar nga Çani, tregoi se e do me të vërtetë!