Gianluigi Buffon, kapiteni i Italisë, ka treguar respekt të madh për portierin e Gjermanisë, Manuel Neuer.
Ndeshja çerekfinale e Euro 2016 mes Gjermanisë dhe Italisë do të vendose përballë edhe dy portiere të mëdhenj: Gianluigi Buffonin dhe Manuel Neuerin.
Para këtij takimi, Gianluigi Buffon, kapiteni i Italisë, ka treguar respekt të madh për portierin e ‘Pancerëve’, Manuel Neuer.
“Neuer është më mirë se unë, sepse në fund mund të jetë e vërtetë. Kjo nuk është diçka që më pengon mua apo më poshtëron mua se çfarë jam”, ka deklaruar portieri i Juventusit.
“ Unë jam i vetëdijshëm për atë që unë kam qenë, atë që unë jam tani, dhe ku unë do të jem pas dy viteve. Kjo më bën të ndihem shumë i qetë. Do të ishte fyese për të krahasuar Neuerin me një portier 38-vjeçar”, ka deklaruar Buffon.