Shqipëria do të luaj ndeshjen e fundit në fazën e grupeve, ku kundërshtar do të ketë Rumaninë e cila po ashtu po lufton për vendin e tretë.
Tre pikë mund të jenë të mjaftueshme që Shqipëria të kualifikohet tutje për në evropian, pasi sipas disa prognozave mundësia për t’u kualifikuar me tre pikë është mjaft e madhe.
Por, dilema e përzgjedhësit të Kombëtares, De Biasi është te formacioni i sotëm, i cili pritet të jetë më ofensiv pasi Shqipëria nuk ka çfarë të humbas në këtë takim.
E rëndësishme për Kombëtaren është rikthimi i kapitenit Lorik Cana, por edhe ky është në dilemë të madhe nëse do ta nisë nga minuta e parë pas paraqitjes dinjitoze të Arlind Ajetit në ndeshjen ndaj Francës.
Shqipëria ndaj Rumanisë do të luaj në qytetin e Lionit në ora 21:00.