Një herë u tha që Po, pastaj u gdhi mëngjesi dhe tha Jo ndërsa tani duket se Kaubojsit i është mbushur mendja top të futet në duelin e garës për kryetarin e Partisë Socialiste që do të mbahet në 19 mars. Gjithsesi këtë do ta mësojmë sonte në mbrëmje në emision investigativ STOP në Tv Klan, nëse do të kemi një garë midis Piktorit, Shkrimtarit dhe Kaubojsit, pasi do jetë vetë Eduard Ndocaj, i cili do të na shuajë njëherë e mirë mëdyshjet nëse do të jetë apo jo pjesë e një prej garave më interesante të zhvilluara ndonjëherë për karrigen e kryetarit të Partisë Socialiste.