Emisioni i mbrëmjes në “Opinion” do të ketë në fokus “Produktet 100 % shqiptare. Cilat janë problemet dhe arritjet e investitorëve shqiptar? Cilat janë arritjet më të mira të tyre dhe produktet që ata eksportojnë? Sa konkurojnë ato me produktet europiane? Pjesë e emisionit do të jenë edhe dy shembuj të suksesshëm investimesh si kantina Arbri dhe Nano Resort. Të ftuar në emisionin e mbrëmjes për të folur për produktet shqiptare do të jenë Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, prodhuesit Dhimitraq Kote, Silvana Subashi, Filip Gjoka, Elidon Ruka, Muharrem Çobo, Luan Leka si edhe menaxheri i restorantit “Mrizi i Zanave”, Altin Prenga