Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sonte live në orën 21:00; Pasuria, gratë dhe jeta e Donald Trump

2016/11/24 at 2:09 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Sonte live në orën 21:00; Pasuria, gratë dhe jeta e Donald Trump

Donald Trump on the phone in his car after announcing plans for development of the west side of midtown Manhattan at the Hyatt Hotel on 42nd Street and Lexington Avenue, in New York, on Nov. 18, 1985.

Donald Trump hyri në botën e të pasurve duke pasur shkollën e duhur dhe duke u angazhuar në pronat e të atit të tij.  Shumë mendojnë se Donaldi gjithmonë e kishte një plan në kokën e tij për të arritur këtu ku është sot. Ai shfrytëzoi të gjithë potencialin që kishte babi i tij për të krijuar të gjitha lidhjet e duhura politike të cilat do ta ndihmonin edhe në biznes.


Donald dukej se ishte gjithnjë gati për një lufte dhe sa herë që shfaqej një sfide e re ai ishte gati për të zbritur në arenën e dyluftimit. Kështu ndodhte edhe me sfidat e tij në biznes. Objektivat  e tij shpejt u zhvendosen në pjesën perëndimore të Manhatanin dhe tek gradaçelat e larta. Por ai ishte rritur në Quins dhe të investoje në Manhatan ishte një sfide e madhe gjë për të cilën e kishte këshilluar edhe i ati. Në vitet 70 situata nuk dukej edhe aq optimiste pavarësisht shkëlqimit që mbizotëronte në pjesën e jashtme të New Yorkut.

Të blejw në Manhatan në vitet 70 ishte një lojë e rrezikshme, por të gjithë ata që e bënë këtë lëvizje duket se dolën shumë të fituar dhe një prej tyre ishte edhe Donald Trump.

Me guximin e tij ai doli kundër të gjithëve duke ju thënë shpesh se ju jeni gabim dhe unë kam të drejtë. Në vitin 1978 ai e bindi qytetin të ngrinte ndërtesën më të madhe konvencionale në botë. Në atë kohe ai përballej me Ed Koc, një kryebashkiak të vështirë nga natyra, të cilin duhet ta bindte. Por me vetëbesimin që kishte Donald Trump e bëri fakt të kryer ngritjen e kësaj ndërtese.

Do të ishte kjo lloj filozofie e cila do të përdorej nga ai edhe gjatë kohës që do ti futej me kokë politikes. Për Donald Trump tërheqja dhe lidhja me median ishte si oksigjeni për njerëzit e thjeshtë dhe këtë gjë ai duket se e shfrytëzoi mjaft mirë. Ne moshën 30 vjeçare ai eklipsoi të atin duke marrë në dorë frenat e perandorisë Trump. Donald nuk donte vetëm të pasuroj përmes Manhatanin, ai donte që i gjithë Manhatani të mbante emrin e tij. Transformimi i Comodor Hotel një simbol i New Yorkut u kthye në një sfidë të tij.

Edhe një herë tjetër i ati, Fred i tha se kjo është njësoj si të blesh një biletë dhe të hipësh tek Titaniku. Por Donald ishte i bindur se investimi tek ky hotel do të rivitalizonte zonën dhe do e bënte atë më tërheqëse për turistet.

Ishin vitet kur mendohet se Ivana Trump, gruaja e tij e parë i jepte besim dhe siguri për të ecur përpara. Ishte koha kur Grand Hayt do të hapte dyert e tij duke krijuar mijëra vende pune dhe duke sjellë mijëra turiste e miliona dollarë më shumë drejt New Yorkut. Por ai donte që emri i tij të stampohej me gërma të mëdha dhe plot shkëlqim dhe donte që këtë ta shihnin të gjithë në New York.

Në 1980-n filloi konvertimi i një godine ekzistuese e cila do të kthehej në gradaçelën që do të ishte kurora mes shumë të tjerave, Kulla Trump, ose e famshmja Trump Tower. Hapja e hotelit luksoz ishte një ndër netët më të famshme të New Yorkut ku të gjithë ishin të pranishëm. Një ndërtesë e cila  tregon një mesazh të madh dhe demokratik, se në New York çdo gjë është e mundur. Dhe për Donaldin i cili donte të ishte pak më i madh se çdo kush tjetër, ambicia ishte e qartë. Në një interviste të 6 tetorit 1980 ai pyetet se nëse do të humbiste sot pasurinë e tij e çfarë do të bënte ai të nesërmen? Përgjigja e tij do të habiste të gjithë: Mbase do të kandidoja për president, nuk e di. Unë do të doja shume ti dedikoja jetën time këtij vendi.

Ky ishte vetëm fillimi i saj që pasoi vite më pas deri tek shpallja e tij Presidenti i 45-t i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndiqni sot live në Opinion në orën 21:00 një emision i dedikuar jetës dhe luksit të shfrenuar të Donald Trump.



Ju sugjerojmë

Mbyllet numërimi i votave në qarkun e Dibrës,  ja si ndahen mandatet
Kryesore

Mbyllet numërimi i votave në qarkun e Dibrës, ja si ndahen mandatet

13 Maj, 2025 9:29 am
REL: Udhëheqësit evropianë mblidhen në Tiranë në kërkim të zgjidhjeve për Ukrainën
Aktualitet

REL: Udhëheqësit evropianë mblidhen në Tiranë në kërkim të zgjidhjeve për Ukrainën

13 Maj, 2025 9:08 am
Përfundon numërimi i votave në qarkun e Elbasanit, kryeson PS
Kryesore

Përfundon numërimi i votave në qarkun e Elbasanit, kryeson PS

13 Maj, 2025 8:54 am
Sonte “Eurovisioni”/Shkodra Elektronike përfaqëson vendin tonë, Rama i uron suksese
-Kulturë

Sonte “Eurovisioni”/Shkodra Elektronike përfaqëson vendin tonë, Rama i uron suksese

13 Maj, 2025 8:49 am
Zgjedhjet 2025/ PS udhëheq me 82 mandate, PD 52
Kryesore

Zgjedhjet 2025/ PS udhëheq me 82 mandate, PD 52

13 Maj, 2025 8:38 am
Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
Kryesore

Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja

13 Maj, 2025 8:32 am
Parashikimi i motit, 22 nëntor 2023
Kryesore

Parashikimi i motit sot,  13 Maj 2025

13 Maj, 2025 8:20 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 13 maj 2025

13 Maj, 2025 8:13 am
Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!
-U tha në Opinion

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!

12 Maj, 2025 11:06 pm
“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër
-U tha në Opinion

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër

12 Maj, 2025 11:01 pm
Para
Tension në Parlament/ Shpërthen Berisha: Rrugaç, fundërrinë

"90 mijë të vdekur rezultojnë se kanë bërë check up"

Video/ Natë makthi në Kaliforni, trafiku arrin në 20 km

Video/ Natë makthi në Kaliforni, trafiku arrin në 20 km

Dëshmia/ Anjeza Shabani shpërthen në lot: S’e dija që fëmija ishte autik

Dhuna në kopësht/ Gjykata jep vendimin: 2 vite burg për Anjeza Shabanin
















TE FUNDIT

Mbyllet numërimi i votave në qarkun e Dibrës, ja si ndahen mandatet

Mbyllet numërimi i votave në qarkun e Dibrës,  ja si ndahen mandatet
13 Maj, 2025

Përfundon procesi i numërimit edhe në qarkun e Dibrës ku Partia Socialiste kryeson me 32 146 vota ose 56.19% të...

Lexo më shumë

REL: Udhëheqësit evropianë mblidhen në Tiranë në kërkim të zgjidhjeve për Ukrainën

REL: Udhëheqësit evropianë mblidhen në Tiranë në kërkim të zgjidhjeve për Ukrainën
13 Maj, 2025

Më 16 maj, udhëheqës nga e mbarë Evropa do të mblidhen në sheshin “Skënderbej”, në qendër të Tiranës, për samitin...

Lexo më shumë

Përfundon numërimi i votave në qarkun e Elbasanit, kryeson PS

Përfundon numërimi i votave në qarkun e Elbasanit, kryeson PS
13 Maj, 2025

Ka përfunduar procesi i numërimit në të 10 KZAZ e qarkut të Elbasanit, ku kryeson Partia Socialiste. Sipas asaj që...

Lexo më shumë

Sonte “Eurovisioni”/Shkodra Elektronike përfaqëson vendin tonë, Rama i uron suksese

Sonte “Eurovisioni”/Shkodra Elektronike përfaqëson vendin tonë, Rama i uron suksese
13 Maj, 2025

Mbrëmjen e kësaj të marte nis edicioni i 69 i festivalit evropian të muzikës “Eurovision 2025”. Shkodra Elektronike do të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com