Këngëtarja Soni Malaj ka vendosur që të padisë opinionistin Olti Curi, i cili shquhet për deklaratat e tij pikante për fytyrat e njohura publike.
Padia është dërguar me datën 17 qershor ndërsa seanca e parë do të mbahet me 21 korrik.
Soni e ka paditur Oltin, pasi ky i fundit e ka fyer atë. Se si do të rrjedhin gjërat mbetet të shihet.