Prej disa ditësh qarkullojnë disa foto në media, ku tregohen tregohen operacionet që Soni mendohet të ketë bërë në fytyrë.
Sigurisht Oltit nuk mund t’i shpëtonte ky moment dhe ka ndarë në profilin e tij fotot duke shkruar: “Po c’jane keto lajme mor aman !!! Si mund te mendohen keto gjera!!!,”-shkruan Olti. Ndërkohë pas disa orësh këngëtarja ka shkruar në Instagram:
“Ju uroj pushime të mbara të gjithëve, në veçanti, atyre punonjësve të kronikave rozë, që shkrimet, t’i shkruajnë në zyrat e punës, se është më serioze dhe jo nëpër shezllone plazhi, se dielli i tepërt, të vret sytë dhe mendjen,”-ka shkruar Malaj duke iu referuar jo vetëm Olti Currit, por edhe portale të tjera që kanë shkruar këto ditë për operacionet e saj.
Ndërkohë Curri dhe Soni janë në një seancë gjyqësore të hapur nga këngëtarja kundër blogerit, për shkak të një postimi të tij të bërë disa kohë më parë për të në faqen e tij në Facebook. /Ekspress