Soni Malaj, këngëtarja e dashur e skenës shqiptare duket se po korr sukses edhe jashtë kufijve tanë, më saktë në Iran. Pas pjesëmarrjes në eventin e MTV Lebanon me bashkëpunëtorin e saj Saad Ramadan, shqiptarja me zërin shpërthyes ka marrë vëmendjen e botës arabe edhe në projektet pasardhëse. Kështu bashkëpunimi i saj i fundit me Genën është klasifikuar në listën e këngëve më të pëlqyera për 2016-tën në Iran.