Në një sondazh të zhvilluar nga CBS/New York Times, rezulton se 57 % e elektoratit amerikan ka opinion negativ për kandidatin presidencial republikan, Donald Trump, dhe vetëm 24 % e elektoratit ka opinion pozitiv.
Me fjalë të tjera, niveli i negativitetit është 33 %.
Jo larg këtij niveli negativiteti është edhe kandidatja demokrate, Hillary Clinton – 21 %.
Rreth 52% e elektoratit amerikan ka opinion negativ për të, dhe vetëm 31% e elktoratit ka opinion pozitiv.
Niveli i negativitetit për këta dy kandidatë është rekord në historinë parazgjedhore të këtij sondazhi. Më pranë këtyre shifrave negative, ka qenë bashkëshorti i Hillarit – Bill Clinton shënoi shifrën 17 % në prag të zgjedhjeve të vitit 1992.
Ndërsa rekordin pozitiv e kanë shënuar Barack Obama dhe John McCain në 2008-ën, përkatësisht me +16 % dhe +7 %.