Pyetjes së ngritur nga Opinion.al në sondazhin e mbrëmjes nëse pas atentateve në Paris, Ankara dhe Bruksel a ndiheni të kërcënuar, pjesa më e madhe e komentuesve i janë përgjigjur se ndihen të kërcënuar nga terrorizmi. Nga 350 komentues, 212 janë shprehur se ndihen të kërcënuar ndërsa 132 i janë përgjigjur Jo.