Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sondazhi/ Ndërkombëtarët po mbështesin prokurorinë

2017/10/26 at 11:19 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Foto-galeri/ Sa kushtojnë syzet prej argjendi ‘Maybach’ që mban ish-ministri Tahiri

Deklaratat e bëra nga ndërkombëtarët, gjatë këtyre dy ditëve, për çështjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, kanë ardhur si mbështetje për organin e akuzës.

Ky është rezultati i sondazhit të mbrëmjes në Opinion.al, ku theksohet se mbi 66 përqind e votuesve mendojnë se ndërkombëtarët kanë reaguar në mbështetje të Prokurorisë, ndërsa 25 përqind e tyre, kanë votuar se ndërkombëtarët kanë reaguar në mbrotje të qeverisë dhe pothuajse 9 përqind e tyre mendojnë se ndërkombëtarët kanë reaguar në mbështetje të opozitës.

Zhvillimet e fundit në vend për çështjen “Tahiri” nuk kanë kaluar pa vëmendjen e ndërkombëtarëve. Sot ka ardhur një reagim nga BE për “çështjen Tahiri” dhe ambasadori amerikan në vend, Donald Lu. Ditën e djeshme ka reaguar edhe një autoritet i lartë i diplomacisë së SHBA-së, Hoyt Brian Yee.

Zëdhenësja e Komisionit Europian, Maja Koçijançiç, deklaroi se pritshmëria e Brukselit është që hetimi dhe të gjitha hapat e nevojshme të ndërmerren në përputhje me standardet ndërkombëtare. Ajo tha se Bashkimi Europian do ta monitorojë këtë çështje nga shumë afër.

Donald Lu tha se nëse Tahiri është i pafajshëm njerëzit duhet ta dinë këtë, nëse është fajtor ai duhet të përballet me drejtësinë.

Ambasadori u tregua me i drejtpërdrejtë kur tha se ne Shqipëri për shumë kohë janë dënuar njerëz për motive politike dhe në 27 vjet demokraci, politikanë nga i gjithë spektri, i kanë shpëtuar vazhdimisht drejtësisë, edhe pse kanë kryer krime të renda.

Hoyt Brian Yee: I pari është se ligji duhet të jetë i zbatueshëm për të gjithë njësoj, askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, askush nuk mund të gëzojë imunitet nga ligji. Mbështesim plotësisht prokurorët dhe gjykatësit, të cilët ndjekin hetimet, dënimet, kudo që ato çojnë, në nivele të larta apo të mëposhtme të administratës.

Së dyti, ne mbështesim qeverinë, që jep shembullin. Qeveria është ajo e cila duhet të japë shembullin dhe të demonstrojë para qytetarëve se është e përkushtuar të luftojë korrupsionin, qofshin ata qytetarë, zyrtarë qeveritarë, të huaj, shqiptarë…dhe se Shqipëria është serioze në përpjekjet e saj për të luftuar korrupsionin.

Prokuroria për Krimet e Rënda, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të mandateve për ish-ministrin Tahiri, është e shqetësuar për vijimin e procesit.

Përmes një deklarate të publikuar  për mediat, Prokuroria jep alarmin se nxjerrja e sekretit hetimor vë në rrezik serioz personat që kanë dijeni për rrethanat e hetimit për grupin e strukturuar kriminal e me rrezikshmëri të lartë shoqërore si edhe intimidon e cenon integritetin fizik të këtyre personave.

Në seancën e Kuvendit të Shqipërisë, drejtuesi i Prokurorisë për Krime të Rënda, Besim Hajdarmataj, tërhoqi vëmendjen e Këshillit për të ruajtur sekretin e të dhënave hetimore. Por, pavarësisht se materialet, të konsideruara sekret hetimor u paraqitën pas nënshkrimit të deklaratës përkatëse për “ruajtjen e sekretit hetimor” nga ana e anëtarëve të Këshillit, sërish rezulton se të dhëna të ndryshme janë bërë publike.

Kërkesa për arrestimin dhe hetimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri nga Prokuroria e Krimeve të Rënda erdhi pas publikimit të dosjes së Gjykatës së Katanias, ku vulosi fatin e Moisi Habilajt dhe bandës së tij, përmend edhe emrin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Sipas gjykatësve dhe prokurorëve italianë, Habilaj përmend Tahirin si kushëririn e tij, si mbështetës të veprimtarisë në shkëmbim edhe të parave për fushatë.

Etiketa: nderkombetaretprokuroriasondazhi

Ju sugjerojmë

VIDEO/ Deputetët sherr me grushte në Parlamentin e Turqisë
Bota

VIDEO/ Deputetët sherr me grushte në Parlamentin e Turqisë

22 Dhjetor, 2025 5:05 pm
Kina godet produktet e qumështin evropian, tarifa deri në 42.7% për importet nga BE
Bota

Kina godet produktet e qumështin evropian, tarifa deri në 42.7% për importet nga BE

22 Dhjetor, 2025 4:03 pm
Protesta e PD në orën 18:00, hiqet pema e Krishtlindjeve para Kryeministrisë
Aktualitet

Protesta e PD në orën 18:00, hiqet pema e Krishtlindjeve para Kryeministrisë

22 Dhjetor, 2025 3:23 pm
Sot protestë kombëtare, Berisha: Ftoj të gjitha partitë opozitare të bashkohen
Kryesore

Sot protestë kombëtare, Berisha: Ftoj të gjitha partitë opozitare të bashkohen

22 Dhjetor, 2025 1:28 pm
Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Kronikë

Hapësirat publike, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe policisë

22 Dhjetor, 2025 1:05 pm
Izraeli miraton ndërtimin e vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor
Bota

Izraeli miraton ndërtimin e vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor

22 Dhjetor, 2025 12:36 pm
Vetëdorëzohen vëllezërit e shpallur në kërkim, plagosën me armë dy persona në Kukës
Kronikë

Vetëdorëzohen vëllezërit e shpallur në kërkim, plagosën me armë dy persona në Kukës

22 Dhjetor, 2025 12:34 pm
PD proteson, rrugët që do të bllokohen në Tiranë
Aktualitet

PD proteson, rrugët që do të bllokohen në Tiranë

22 Dhjetor, 2025 11:58 am
Fermerët grekë vijojnë protestat, bllokime rrugësh dhe kufijsh gjatë gjithë festave
Rajoni

Fermerët grekë vijojnë protestat, bllokime rrugësh dhe kufijsh gjatë gjithë festave

22 Dhjetor, 2025 11:48 am
Mjegulla bllokon Rrugën e Kombit, Policia apel shoferëve: Bëni kujdes
Aktualitet

Mjegulla bllokon Rrugën e Kombit, Policia apel shoferëve: Bëni kujdes

22 Dhjetor, 2025 11:19 am
Para
Horoskopi, 8 Gusht

Horoskopi 27 Tetor 2017

Shkrumbohen 3 makina në Sarandë

Shkrumbohen 3 makina në Sarandë

Eurodeputetët dalin kundër ndërrimit të orës, shkakton probleme te njerëzit

Eurodeputetët dalin kundër ndërrimit të orës, shkakton probleme te njerëzit

TE FUNDIT

VIDEO/ Deputetët sherr me grushte në Parlamentin e Turqisë

VIDEO/ Deputetët sherr me grushte në Parlamentin e Turqisë
22 Dhjetor, 2025

Seanca e fundit e diskutimeve plenare për buxhetin e shtetit në Parlamentin turk u shënua nga tensione të larta dhe...

Lexo më shumë

Kina godet produktet e qumështin evropian, tarifa deri në 42.7% për importet nga BE

Kina godet produktet e qumështin evropian, tarifa deri në 42.7% për importet nga BE
22 Dhjetor, 2025

Kina do të vendosë tarifa të përkohshme prej 21.9% deri në 42.7% për disa produkte qumështi të importuara nga Bashkimi...

Lexo më shumë

Protesta e PD në orën 18:00, hiqet pema e Krishtlindjeve para Kryeministrisë

Protesta e PD në orën 18:00, hiqet pema e Krishtlindjeve para Kryeministrisë
22 Dhjetor, 2025

Pak orë para protestës së opozitës, pema e Krishtlindjeve para kryeministrisë është hequr. Nga pamjet vërehet pema e ngarkuar në...

Lexo më shumë

Sot protestë kombëtare, Berisha: Ftoj të gjitha partitë opozitare të bashkohen

Sot protestë kombëtare, Berisha: Ftoj të gjitha partitë opozitare të bashkohen
22 Dhjetor, 2025

Pak orë nga nisja e protestës para kryeministrisë, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha përveç thirrjes për qyetarët që të bashkohen në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com