Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sondazhi i fundit tregon një garë të ngushtë mes republikanit Trump dhe demokrates Harris

2024/09/08 at 7:22 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Harris mobilizon demokratët, por a mund t’i fitojë zgjedhjet?

Në Shtetet e Bashkuara, kandidati republikan për president Donald Trump dhe rivalja e tij demokrate, Nënpresidentja Kamala Harris, kanë të njëjtin nivel mbështetjeje në javët e fundit të zgjedhjeve, sipas një sondazhi kombëtar të kryer nga gazeta New York Times dhe Universiteti Siena.

Sipas sondazhit të publikuar të dielën, zoti Trump është një për qind përpara zonjës Harris, 48% me 47%, një ndryshim që është brenda kufirit statistikor të gabimit për sondazhet.

Megjithëse fushata e zotit Trump pati disa javë të vështira pasi Presidenti demokrat Joe Biden u tërhoq nga gara në korrik, sondazhi më i fundit tregon se ai gëzon mbështetjen e fortë të bazës së tij.

Sondazhi tregon qartë se votuesit mendojnë se u duhet ta njohin më mirë zonjën Harris, ndërsa mendimet e tyre për zotin Trump janë kryesisht të përcaktuara.
Në sondazh, 28% e votuesve të mundshëm thanë se kishin nevojë për më shumë informacion për kandidaten demokrate, ndërsa vetëm 9% thanë të njëjtën gjë për zotin Trump.

Sondazhi tregon se debati presidencial i së martës mund të jetë një moment vendimtar. Nënpresidentja Harris do të ketë mundësinë të japë më shumë detaje për politikat e saj kur të përballet me ish-Presidentin Trump për 90 minuta.

Gara është aq e ngushtë sa që edhe një rritje e lehtë e mbështetjes për secilin nga kandidatët do të ishte domethënëse. Që kur zonja Harris zëvendësoi zotin Biden si kandidate demokrate gjatë verës, ajo ka bërë fushatë intensive, por i ka pasur të kufizuara intervistat me mediat.

Përfundimet e sondazhit të fundit janë të ngjashme me ato të sondazhit të kaluar nga New York Times dhe Universiteti Siena, publikuar në fund të korrikut. Sondazhet në shtatë shtetet që mund të përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve, kanë treguar gjithashtu vazhdimisht një garë shumë të ngushtë./VOA

Ju sugjerojmë

Dënohet me 2 vite e 4 muaj burg ish-prokurori Sali Hasa
Aktualitet

Dënohet me 2 vite e 4 muaj burg ish-prokurori Sali Hasa

18 Qershor, 2025 12:56 pm
Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 2 vite shërbim prove për Fatos Tushen
Aktualitet

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 2 vite shërbim prove për Fatos Tushen

18 Qershor, 2025 12:50 pm
Përmbyllet faza e parë e Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional
Aktualitet

Përmbyllet faza e parë e Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional

18 Qershor, 2025 12:34 pm
“2 mijë € pajtimi”/ “Gjykim”për 4 persona, si policët favorizuan autorin e plagosjes
Aktualitet

“2 mijë € pajtimi”/ “Gjykim”për 4 persona, si policët favorizuan autorin e plagosjes

18 Qershor, 2025 12:33 pm
Zonat bregdetare/ Kumbaro-bizneseve: Toleranca zero për plehrat! Policia në aksion
Aktualitet

Zonat bregdetare/ Kumbaro-bizneseve: Toleranca zero për plehrat! Policia në aksion

18 Qershor, 2025 12:18 pm
Kaja Kallas vizitë zyrtare në Tiranë më 8 Prill
Bota

Kallas: Rusia s’ka shanse nëse NATO qëndron e bashkuar

18 Qershor, 2025 12:13 pm
“Izrael-Iran”/Papa Leoni XIV bën thirrje për paqe: Lufta është gjithmonë një disfatë
Bota

“Izrael-Iran”/Papa Leoni XIV bën thirrje për paqe: Lufta është gjithmonë një disfatë

18 Qershor, 2025 12:02 pm
“Osmani” prek tokën shqiptare, por jo për xhirime…
Aktualitet

“Osmani” prek tokën shqiptare, por jo për xhirime…

18 Qershor, 2025 11:59 am
Bashkia e Tiranës spërkat zonën e Liqenit Artificial për të larguar gjarpërinjtë
Aktualitet

Bashkia e Tiranës spërkat zonën e Liqenit Artificial për të larguar gjarpërinjtë

18 Qershor, 2025 11:52 am
Emri/ Tentoi të kalonte drogë me furgon, arrestohet belgu
Aktualitet

Tentoi të dilte nga Shqipëria, arrestohet 51-vjeçari i shpallur në kërkim

18 Qershor, 2025 11:45 am
Para
Zbardhen detaje nga ngjarja në Golem të Shkodrës/ Të përfshirë në sherr disa persona, pjesëtarë të 2 familjeve

Zbardhen detaje nga ngjarja në Golem të Shkodrës/ Të përfshirë në sherr disa persona, pjesëtarë të 2 familjeve

Ardian Ismajli në formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kombeve

Ardian Ismajli në formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kombeve

Braçe: Është abuzuar barbarisht me çmimet, janë shitur 50% më shtrenjtë

Më i votuari nga anëtarët e Kryesisë/ Braçe: Kam detyrën t’i jap edhe 15 vite të tjera PS-së me gjeneratën tjetër

TE FUNDIT

Dënohet me 2 vite e 4 muaj burg ish-prokurori Sali Hasa

Dënohet me 2 vite e 4 muaj burg ish-prokurori Sali Hasa
18 Qershor, 2025

Gjykata e Posaçme e Apelit ka dënuar me 2 vite e 4 muaj burg ish-prokurorin e Sarandës, SaliHasa. Ish-prokurori u...

Lexo më shumë

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 2 vite shërbim prove për Fatos Tushen

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 2 vite shërbim prove për Fatos Tushen
18 Qershor, 2025

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për ish-kryetarin e Bashkisë Lushnje Fatos Tushe, duke e...

Lexo më shumë

Përmbyllet faza e parë e Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional

Përmbyllet faza e parë e Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional
18 Qershor, 2025

Ditën e sotme është përmbyllur faza e parë e Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve, ku janë trajnuar më...

Lexo më shumë

“2 mijë € pajtimi”/ “Gjykim”për 4 persona, si policët favorizuan autorin e plagosjes

“2 mijë € pajtimi”/ “Gjykim”për 4 persona, si policët favorizuan autorin e plagosjes
18 Qershor, 2025

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dërguar në gjykatë procedimin penal nr. 178/2022, që përfshin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com