Në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj fëmijës 3 vjeç nga drejtoresha e kopshtit “Diren”, Anjeza Shabani lexuesit e Opinion.al i janë përgjigjur sondazhit të publikuar me rezultatet e mëposhtme. Pyetjes se” Kush është më shumë përgjegjës për dhunën në kopshtin “Diren”, lexuesit janë përgjigjur me 33.33% institucioni, ndërsa 62.19% kanë votuar se përgjegjës është shteti. Vetëm 5.22% e lexuesve kanë votuar se përgjegjës janë prindërit. Ky rast dhune që ndodhi mbi një fëmijë të mitur, të moshës 3 vjeçare, i publikuar në media nga emisioni investigativ Stop, ka tronditur thellë opinionin publik.