Më shumë se gjysma e votuesve amerikanë besojnë se sistemi të cilin partitë politike amerikane kanë përdorur për të dërguar kandidatët e tyre në garën për Shtëpinë e Bardhë është “manipuluar” dhe më shumë se dy të tretat e amerikanëve duan të shohin një tjetër proces, të ndryshëm.
Këto të dhëna janë rezultat i një sondazhi të Reuters dhe Ipsos.
Rezultatet i bëjnë jehonë ankesave nga kandidati Donald Trump dhe rivali i tij Bernie Sanders.
Sondazhi ka anketuar 1.582 amerikanë nga data 21 prill deri në 26 dhe ka një interval besueshmërie prej 2.9 %